‘Shtëpia e pavarësisë’, ndizen emrat e firmëtarëve në Vlorë! Rama: Homazh i denjë për ta, atraksion për turistët

VLORË- Pas përfundimit të punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, park ky që lidh pjesën e brendshme të qytetit me Lungomaren, tashmë janë ndezur edhe emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në oborrin e shtëpisë muze.

Pa shoqërinë e kryebashkiakut Dritan Leli, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë vizitës së tij në Vlorë për të parë nga afër këtë park.

“Këtu kemi firmëtarët e pavarësisë të kthyer në xixëllonja, që shkëlqejnë çdo mbrëmje dhe që janë të pranishëm në çdo mëngjes e gjatë gjithë ditës patjetër”, - nënvizoi Kryeministri, teksa përshkoi në këmbë këtë hapësirë të re të qytetit.

 “Është një homazh mendoj i denjë dhe i shërben gjithë vizitorëve edhe atyre që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga diaspora, por edhe fëmijëve sepse është si libër i hapur i faqes, në faqen ku janë gjithë firmëtarët e pavarësisë. Është një park i bukur dhe me këtë punë i kemi vënë një qershi mbi tortë po themi dhe tani ka marrë dhe ngjyra çdo gjë” – shtoi kreu i qeverisë.

Rama, tha se ky park i ri jo vetëm do t’i shërbejë qytetarëve, por është edhe një atraksion më shumë për turistët vendas e të huaj që pushojnë në qytetin bregdetar.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brixhida: 02/10/2022 17:26

    Cfar bukurie Sheshi Pavarsia Ju lumshin duart kjo eshte pune kjo eshte bukuria e nje Qyteti qe ne kemi enderuar kaq vite Bravo Rama Perse Berisha nuk mundi ta bente gjith keto vite sepse nuk donte qe Shqiperia te ecte perpara si e gjith Europa por luftoj ter keto vite qe te pasuronte familjen.e tij ashtu sic kerkon edheLikja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk shohim perspektivë për negocim, do i përgjigjemi sulmeve të Ukrainës në Rusi

Kremlini: Nuk shohim perspektivë për negocim, do i përgjigjemi sulmeve të Ukrainës në Rusi