Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025

Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025

Asambleja PS dhe mbledhja e PD

Tirane- Janë konfiguruar tashmë drejtuesit politikë të dy partive më të mëdha në vend me të cilët do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për të fituar një mandat të katërt të qeverisjes PS ka caktuar 14 drejtues politik për 12 qarqe, si dhe një drejtues politik të dedikuar vetëm për diasporën. Nuk ka ndodhur kjo me PD-në e cila pak ditë më parë caktoi 12 drejtues politikë me të cilat kërkon të fitojë pasi humbi 3 palë zgjedhje parlamentare (2013 - 2017-2021)  

.Kryeministri Edi Rama vendosi të forcojë aksionin politik në kryeqytet. Qarku i Tiranës do të bashkëdrejtohet jo vetëm nga nga Erion Veliaj, - i cili në zgjedhjet vendore të 2023 fitoi 4 nga 5 bashkitë, përveç asaj të Kavajës - por dhe kryeparamentarja Elisa Spiropali dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Përballë është Belind Këlliçi, i cili edhe pse humbi në bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2023, u caktua drejtues politik i të gjithë qarkut nga Partia Demokratike.

 qarkun e Shkodrës pas fitores së bashkisë, Rama i beson Benet Becit drejtimin politik të qarkut, ndërsa përballë nga PD teston Luçiano Boçin, i cili nuk ka drejtuar ndonjëherë këtë qark por ndikimin më të madh e ka në Elbasan, ku falë votave të këtij qarku u bë i vetmi nga demokratët që theu herësin në zgjedhjet parlamentare të 2021. Nënkryetari i kësaj partie la mandatin e deputetit një vit më parë për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit ku doli humbës. Ndërsa tani do të drejtojë qarkun e Shkodrës, zonë ku socialistët e shohin veten fitues sërish pas fitores së zgjedhjeve vendore.  

Në Dibër përballë do të jenë dy dibranë. Kryeministri Rama këtë herë ia besoi Dibrën ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i cili për herë të parë merr një detyrë kaq të lartë politike pasi iu bashkua kabinetit qeveritar në janar 2024.

Por megjithëse dibran, Gonxhja nuk ka pasur angazhim politik në Dibër, ndërsa përballë tij do të ketë Xhelal Mziun e PD-së, i cili ka qenë drejtues politik në këtë qark dhe në zgjedhjet e kaluara, por se qëndroi me Bashën, më pas nisi të marrë pjesë në mbledhjet e grupit të Berishës, qëndroi disa herë në me të të dyjave palëve dhe në fund shkoi sërish te ish-kryeministri.

Në Durrës përballë janë dy durrsakë. Kryeministri Edi Rama i beson qarkun e Durrësit kryebashkiakes Emirjana Sako, e cila në zgjedhjet 2023 udhëhoqi fitoren në tre bashkitë ndërsa përballë do të ketë Oerd Bylykbashin, i cili nuk ka qenë asnjëherë drejtues politik por si deputet i dalë nga ajo zonë është një njohës i mirë i saj.        

Interesant shihet qarku i Elbasanit. Të dyja palët si PD e PS eksperimentojnë. Nuk do të jetë Daminan Gjiknuri i cili në këto zgjedhje do të ketë detyrën e sekretarit  Organizativ dhe i Zgjedhjeve. Rama ia beson drejtimin politik të këtij qarku Arbjan Maznikut.  Pasi e bëri pjesë e kabinetit qeveritar si ministër i Shtetit për Pushtetin vendor (shtator 2023) tani, për herë të parë, i beson dhe drejtimin politik të një qarku. Përballë nga PD do të jetë Ervin Salianji, i cili udhëhoqi fitoren e Partisë Demokratike në bashkinë e Kavajës, një ndër të paktat bashki të fituara nga opozita por nuk ka drejtuar asnjëherë Elbasanin. 

Në Korçë, Rama rikonfirmoi Niko Peleshin si drejtues qarku përballë Ivi Kasos i cili u pa si zgjedhje surprizë e PD-së për të drejtuar fushatën elektorale.

Qarku i Fierit, një nga qarqet që është hambarë për PS, do të udhëhiqet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila largohet nga Dibra, ndërsa përballë do të ketë Gazment Bardhin. Numri 2 i  PD-së,4 vite më parë humbi Elbasanin edhe pse ngriti një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prillit 2021, "Struktura për Mbrojtjen e Votës" (SMV) pjesë e të cilës ishte dhe Arbër Paplekaj, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve.  

Në qarkun Kukës nuk ka suprizë, Pandeli Majko do të jetë përballë Flamur Hoxhës, ndërsa ky i fundit ka ndryshuar kryetarët e partive. Në 2021 u zgjodh drejtues politik nga Lulzim Basha, ndërsa këtë herë nga Sali Berisha.

 As në qarkun Gjirokastër nuk ka ndryshim. PS ia beson sërish Mirela Kumbaros dhe duket që socialistët duken të kënaqur me punën e saj, ndërsa përballë tij do të jetë sërish Tritan Shehu

Rama ia beson këtë herë Bledi Çuçit, Vlorën,i cili në 2021 ishte në Berat ndërsa Berisha, Bujar Leskajt.

Lezhën Rama ia beson sërish Ulsi Manjës, që do të jetë përballë Agron Gjekmarkaj. Nënkryetari demokrat i Kuvendit rikthehet në zonën elektorale prej nga ku doli deputet në vitin 2021, zonë të cilët demokratët e fituan, megjithëse humbën në të gjithë qarqet e tjerë.

 Kryesocialisti Rama ia besoi qarkun e Beratit kryebashkiakut Ervin Demo, ndërsa nga PD konfirmoi Enno Bozdon. 

Qarku Tiranë
- PS/ Erion Veliaj, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu
- PD/ Belind Këlliçi
Qarku Shkodër
- PS/ Benet Beci
- PD/ Luçiano Boçi
Qarku Kukës
-PS/ Pandeli Majko
-PD Flamur Hoxha
Qarku Dibër
-PS/ Blendi Gonxhja
-PD/ Xhelal Mziu
Qarku Lezhë
PS/ Ulsi Manja
PD/ Agron Gjekmarkaj
Qarku Durrës
PS/ Emiriana Sako
PD/ Oerd Bylykbashi
Qarku Elbasan
PS/ Arbian Mazniku
PD/ Ervin Salianji
Qarku Fier
PS/ Belinda Balluku
PD/ Gazmend Bardhi
Qarku Berat
PD/ Enno Bozdo
Qarku Korçë
PS/ Niko Peleshi
PD/ Ivi Kaso
Qarku Vlorë
PS/ Bledi Çuçi
PD/ Bujar Leskaj
Qarku Gjirokastër
PS/ Mirela Kumbaro
PD/ Tritan Shehu
PS ka dhe Taulant Ballen drejtues politik per Diasporen

Shënim: Raportoi gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Raziela Myslimaj 

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë