Ndjesa e Bushatit: Të fortët në lista
për shkak të PD, nuk do ndodhë më

Ndjesa e Bushatit: Të fortët në lista<br />për shkak të PD, nuk do ndodhë më
SHKODER- "Në Shkodër, Partia Socialiste ka përgjegjësitë e saj pasi në disa raste në këtë qytet nuk është përfaqësuar me njerëzit më të mirë të mundshëm".

Deklarata erdhi nga kryesuesi i listës së PS-së në Shkodër, njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së me strukturat dhe mbështetësit e lagjes Perash.

Bushati i ka kërkuar ndjesë shkodranëve për këto përfaqësues të PS- së në këtë qytet.

"Ne nuk kemi pasur njerëzit më të mirë të mundshëm për të përfaqësuar Shkodrën.
 
Shpesh kemi rënë pjesë e tundimit të Partisë Demokratike për t'u përballur të fortëve të tyre me të fortët tonë.

Kjo nuk është rruga dhe këdo që ne kemi lënduar pa të drejtë, si përsa i përket përfaqësimit, institucioneve që janë drejtuar në Shkodër nga përfaqësues të PS, unë iu kërkoj ndjesë pavarësisht a kam unë apo s'kam përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Është momenti të besojmë të njerëzit e duhur
", u shpreh Bushati. 

Kryesuesi i listës së PS, i është rikthyer edhe njëherë deklaratave të drejtuesve te bashkisë Shkodër gjatë "Ditës së familjes".

Ai tha se në 2017-ën, kryebashkiakja Voltana Ademi i flet Shkodrës për luftën e klasave. 

"Pashë për ditën e familjes të organizuar nga kryetarja e Bashkisë, ishte një farë Filip që fliste për luftën e klasave. Pra, Shkodra e 2017-ës fliste për luftën e klasave. Shkodra e 2017-ës ka nevojë për rikthimin e krenarisë dhe dinjitetit, Shkodra e 2017-ës nuk ka vend për Filipin e 91", tha Bushati. 

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj zone kandidatët e PS-së theksuan se vota për Partinë Socialiste me 25 qershor është votë për investime dhe zhvillimin e Shkodrës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini