Me qindra banorë në qytetin Bath të Anglisë kanë qëndruar në radhë afro tre orë vetëm që të merrnin pica falas.
 
Banorët pritën me padurim në radhë jashtë në trotuar duke i bërë ballë shiut. “Sonte kam zbuluar se sa kohë unë jam i gatshëm të pres për pica falas ... tre orë”, shkroi dikush në “Twitter”.
 
Radha e gjatë në lokal filloi pasi shpalljes që restoranti publikoi. I vetmi kusht ishte që njerëzit duhet ta konsumonin në ambientet e restorantit ushqimin falas.

Klientët  u ushqyen me pica, ndërsa pronari i piecerisë me siguri që është i kënaqur nga reklama e madhe.

pica falas

pica falas

pica

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com