Ndodh habia në Vlorë, Flamurtari kyç stadiumin për ndeshjen me Laçin

E diela në kampionatin shqiptar ka prodhuar një befasi shumë të madhe. Edhe pse jo i dënuar Flamurtari sfidën me Laçin, e programuar të dielën në orën 16:00, ka vendosur të luajë pa tifozë, pasi pretekst janë bërë stjuartët që duhet të ruajnë sigurinë. Në fakt ka qenë klubi vlonjat që i ka kërkuar policisë së qytetit të ruajë qetësinë në këtë ndeshje, por uniformat blu kanë hedhur poshtë pretendimin me arsyen se smund të qëndrojnë brenda stadiumit, pasi diçka të tillë sipas ligjit të sportit duhet ta bëjën kompanitë private të sigurisë.

‘Report TV’ një ditë para ndeshjes kontaktoi administratorin Sinan Idrizi, i cili konkretisht deklaroi se në Vlorë nuk mund të gjenden 50 policë privatë, aq sa duhen sipas rregullit për mbarëvajtjen e takimit. Në prononcimin e tij Idrizi ngriti pikpyetjen edhe për stadiumet e tjera ku luhen ndeshjet e Superligës shqiptare, duke thënë se asnjë prej tyre përjashto derbin nuk i ka 50 policë privat.

Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kjo çështje, por Idrizi ka deklaruar se nuk do ta lejojë ekipin të zbresë në fushë në asnjë transfertë ku nuk gjenden 50 policë të kompanive private.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja