Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Durrësit pasditen e sotme, ku një degë palme e rënë nga lartësia ka zënë poshtë saj dy persona. Si pasojë e rënies së degës së pemës dy personat që ishin duke ecur poshtë kanë marrë plagë në fytyrë dhe në trup.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e njohur si Valuta në Durrës. Ndërkohë për Report Tv ka folur njëri prej të dëmtuarve i cili tha se nuk e kishte parë farë pemën të binte.
"Kur ra, nuk i dhash dum fare. Vetëm bërtita o Allah Allah. U çova pastaj, më zu poshtë. Ishim përballë me një tjetër." tha i dëmtuari.
Ky qytetar ka marrë pagë në fytyrë dhe në trup, duke qenë se palma në maje të gjetheve është e mprehtë. Ndërkohë që nuk dihet ende se si ka rënë pema nga lartësia.
Qa do ni palmë atje siper. Tërmeti vrau e shkatërroj shqiprin, tashi qa po bahet që mos të ndodhin ngjarje të tjera. Rruga e kombit, tuneli Kalimashit jan të sigurta? Aeropoti i Rinasit është i sigurt? Depozitat e ujt nëpër pallate Autobuzat që bëjn rrugë të gjata jan të sigurt? Spitalet i kontrollo njeri? Të huajt që vin në shqiperi e kontrollo kush apo po presim që ndonjë terorist të ma hedhi në ajër. Avionat jan të sigurt
PërgjigjuShejtani tallet me Allahun!
PërgjigjuDikush me djallezi e ka prere palmen.
Përgjigjuben mu qe e kane prere dhe hedhur nga lart