Ndodh sërish në SHBA, një 26-vjeçar vritet si George Floyd (VIDEO)

Policia në SHBA, është përfshirë nga një skandal tjetër, pasi akuzohet për vrasjen e një qytetari hispanik 26-vjeçar, Mario Gonzalez, i cili u ndalua dhe u mbështet në tokë nga dy oficerë. Policët ndërhynë pas disa njoftimeve për një burrë të dehur në një park.

Ata ndaluan 26-vjeçarin dhe e mbështetën për tokë, duke bërë që burri ta humbasë jetën më 19 prill,  pas një përleshje me agjentët që u përpoqën ta prangosnin. Imazhet u morën nga kamerat e trupit të një agjenti dhe u shpërndanë më 27 prill.

Videoja zgjat disa minuta dhe tregon gjithashtu përpjekjet e ndihmës mjekëve për të ringjallur Gonzalez.

Incidenti ndodhi në prag të dënimit të agjentit Derek Chauvin, për vrasjen e George Floyd.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut