‘Ndonjëherë në jetë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë’, Grezda reagon pas largimit nga Rangers

‘Ndonjëherë në jetë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë’, Grezda reagon pas largimit nga Rangers

Të hënën Rangers dhe Osijek mbyllën marrëveshjen për transferimin e Eros Grezdës, i cili u kthyer ne Kroaci aty ku skocezët e blenë në verën e 2018. Në këtë mënyr u mbyll një aventurë aspak e suksesshme për futbollistin e kombëtares shqiptare, i cili ishte degdisur në ekipin B të Rangers.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë futbollisti 24-vjeçar, i cili në rrjetet sociale ka shkruar: “ Ndonjëherë në jetë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë, por gjëja e rëndësishme është që kurrë të mos heqësh dorë nga ëndrrat e tua! Uroj gjithë të mirat për shokët e mi të skuadrës dhe klubin.”

Osijek e riktheu Grezdën pa paguar asnjë para, por klubi i Rangers ka vënë si kusht që në rast se shitet në të ardhmen të përfitojë një pjesë të kartonit. Në 2018 për ta transferuar nga Osijek, rangers pagoi 2 mln euro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje