Ndoqi dashurinë në Shqipëri por e arrestuan si agjente, historia e dhimbshme e polakes Barbara! Bashkëshorti: Hetuesit e çmendën me tortura e narkotikë

Dosja K në Report Tv sjell sot historinë e polakes Barbara që ndoqi dashurinë në Shqipëri ku e arrestuan si agjente, dhe më pas e torturuan derisa e çmendën në hetuesi. Mjekja e saj në Varshavë deklaroi në fillim vitet '90 se ajo ishte çmendur nga përdorimi i narkotikeve gjatë hetuesisë.

Dëshmia vjen nga bashkëshorti i saj Vasillaq Orgocka. I mbyllur mes jetës së kampit si i burgosur dhe punës së detyruar në minierë, do të rridhnin 17 vite të jetës së tij. Ndërkohë pas një hetuesie të tmerrshme në burg do të përfundonte edhe Barbara.

Sa mund të ndryshojë jeta  e një njeriu që kalon 17 vite në burgjet e  komunizmit?

Në familjen  e Vaskë Orgockës, veç të tjerash kjo pyetje merr përgjigje tek një krahasim fotosh që Vasillaq Orgocka i mban në duar

Foto: Vasillaq Orgocka mban në duar fotografitë

Në foton e parë (Në të djathtë) Vaska është bashkë me Barbarën, bashkëshorten e tij, ata kanë dalë pak kohë para arrestimit të tyre dhe portretet e të dyve e dëshmojnë qartë rininë, qetsinë, lumturinë dhe përmbushjen tek të dy.

Ndërsa fotografia e dytë që Vaska na tregon është shkrepur menjëherë pasi ai ka dalë nga burgu.  Ajo dëshmon gjendjen e tij të rrënuar fizike e shpirtërore. Mes dy portreteve janë në mes 17 vite, të mbushura me dhunë fizike e psikologjike të pandërprerë, dhe një histori jetësore më shumë se dramatike.

Në portretin e rrënuar ka gjurmët e atij arrestimi, ditët dhe netët e gjata e të vështira të hetuesisë, mbushur me tortura e presione gjithfarësh, meraku dhe trishtimi i pafund për arrestimin e të shoqes, ankthi për fëmijët që kishin mbetur mes katër rrugëve, brenga për prindërit që vuanin dyfish. Në atë portret janë 19 ditët e tmerrshme në birucë, pas gjyqit dhe dënimit qe vdekje, duke pritur çdo çast që ta merrnin dhe ta ekzekutonin.

Në atë portret është tronditja, kur mori vesh se ja kanë falur jetën e do të shkonte në burg. Aty janë gjurmët e viteve të gjata të burgut të Spaçit, dhe qindra e mijëra provokimeve të gjithëfarëllojshme të njerëzve të Sigurimit të Shtetit.

Aty janë gjurmët e mallit gërryes për fëmijët që i shihte vetëm pas hekurave kur e vizitonin në burg, aty është ankthi i letrave që Barbara ja dërgonte nga burgu i grave, janë gjurmët e mijëra pyetjeve shkatërruese. Dhe në fund është përballja me jetën që fillon e rrjedh pasi ai kalon pragun e burgut të Spaçit.

A do ta gjejë dot rrugën për në shtëpi? Kush e pret atje? Çfarë ka ndodhur me Barbarbarën? Po me fëmijët, me prindërit e tij. Si do të jetë jeta e tyre tani?

Klikoni për të parë e dëgjuar rrëfimin e plotë me video për gazetaren Admirina Peçi për emisionin 'Dosja K" transmetuar mbrëmjen e sotme në Report Tv.  

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ricardo: 30/01/2024 23:14

    Kam degjuar ne TV qe barbara ishte agjente, beri vetem dy vjet burg dhe u shkembye me nje agjent shqiptar ! Te qeronte me pistolete nga 50 metra ne erresire ! Qarte e ka thene per gazetaret Ylli Hila ! Shihini gjerat pak me thelle dhe konkluzionet te jene te drejta ! Barbara kur u kthye ne Poloni mori urdher nga sherbimi sekret asnje lidhje me Shqiperine ! Thene e sterthene me protagonistet e vertete ne TV.

    Përgjigju
  • poli: 30/01/2024 22:04

    sa gjynah,,,mjerezte mire te huaj qe erdhen ne shqiperi dhe vuajten e vdiqen mga je i cmendur si enver hoxha..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë