Ndoshta pesë në provim, por ama me Ferrari në Mbrëmjen e Maturës!

Ndoshta pesë në provim, por ama me Ferrari në Mbrëmjen e Maturës!

Foto ilustruese

Mbarimi i shkollës së mesme është një etapë shumë e rëndësishme si moshë, se hyhet në moshën madhore, por është shumë e rëndësishme edhe për edukimin dhe për të ardhmen, sepse fillojnë ëndrrat e mëdha për secilin që nga vendosmëria për të vazhduar studimet e larta, për të zgjedhur profesionin që dëshiron e po ashtu fillon edhe rrugëtimi vetjak i jetës, sepse shumë prej tyre, për shkak të zgjedhjeve të pavarura, ju duhet të largohen nga prindërit dhe familja bazë dhe të fillojnë të krijojnë folenë e tyre!

Një 18 vjeç s'ka si të jetë i pasur dhe nuk është qëllimi i jetës së tij të demostrojë një pasuri që nuk e ka bërë kurrë vetë, sepse sa ja ka nisur jetës! Trendy i festës së mbylljes së maturës në Shqipëri dëshmon se shoqëria shqiptare është e sëmurë dhe në plan të parë ka demonstrimin e pasurisë dhe shqetësim të fundit ka nëse maturantët e kanë mbyllur me rezultate të larta dhe kanë dëshirë të vazhdojnë më tutje mestudime universitare rrugën e tyre të dijes! Mbrëmja e maturës është kthyer në një shfaqje lluksi, me makina luksoze, me veshje për mijëra eurosh! Që të gjitha këto të orientuar kah materializimi!

Nëse do të kuptoni nivelin e maturantëve, shikoni se me çfarë makinë i sjellin në mbrëmjen e maturës  prindërit e tyre! Në një realitet, si Shqipëria, pa bërë paragjykime, nëse një prind, ka një super makinë të cilën, ja jep fëmijës së tij për të shkuar në mbrëmjen e maturës, në shumë raste ka një formim universitar apo akademik nën mesataren! Shumë, nga këta prindër, harrojnë se ndoshta s'kanë shkuar për vete asnjë ditë në shkollë, por tashmë me Ferrarin e tyre mendojnë se janë në kushte që më meritë apo jo, janë në gjendja t'ia blejnë dijen fëmijës së tyre! Shpesh, me përjashtime të rralla, dardha bie nën dardhë, e nëse pema është jo e shëndetshme edhe fruti që do të bjerë poshtë ka shumë probabilitet të jetë, të paktën i krimbur!

Nuk janë as paratë e as makinat luksoze që e bëjnë njeriut me të ditur e me ambicioz për dijen! Madje, këto ne mjedis më shock social si është Shqipëria, rrezikojnë të kthehen në kundër modele për jetën duke i dhënë kosto të pa rikuperueshme!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 26/06/2022 13:32

    Ky është trend amerikan ose edhe europian që nuk është vetëm në Shqipëri. Ka nga ata që s'e marrin fare maturën dhe festojnë si gjithë të tjerët, dhe mirë bëjnë se është shoqëri e krijuar gjatë viteve të gjimnazit, por kjo është shoqëria e demokratikasve që e bëri rininë dembele, të jetojë në kurriz të prindërve, të sigurojë para nga emigrantët të cilët pjesa më e madhe i sigurojnë me djersë të ardhurat, por edhe nga ata që brënda ditës pasurohen në rrugë të paligjshme. Është e vërtetë se nuk e bëjnë paratë të ditur njeriun, por shoqëria kapitaliste i jep vënd të paditurit, pastaj ju kthehet në bumerang. Vlerat e shoqërisë shqiptare, kanë kaluar ato perendimore, jo vlerat njerëzore, por ato materiale. Dhe media bën punën e saj duke proklamuar njerëz që pasurohen shpejt. Gjithnjë do kujtoj përfundimin e maturës, provimin e fundit ku shëtitja e mbrëmjes ishte festa jonë. Dhe nuk pendohem, se po të kthehesha të njëjtën gjë do bëja, kurrë nuk do pranoja që fëmija im, edhe me 10-ta të ishte, të shiste mënd me makina e veshje të shtrenjta. Ata që fitojnë janë tregtarët dhe biznesi të cilët duhet patjetër të paguajnë tatim për shitjet e shrenjta ndaj maturantëve. Mgjt, deshëm kapitalizëm? Këto janë pasojat.

    Përgjigju
    • Barzay: 26/06/2022 20:51

      Shume e drejte .Kjo eshte demokracia qe kena dasht, keshtu ta mbajme per kurriz.Asht gjithashtu Edge degjenerimi i shoqerise.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja