Ndotja e lumit Gjanica, Cako: Shkaktarë dy kompani nafte, do të ndiqen procedurat përkatëse ligjore

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit  ka konstatuar pas një kontrolli të ushtruar në shtratin e lumit Gjanica se shkaktarët e ndotjes së saj janë dy kompani nafte.

Kryeinspektori Hadër Cako ka deklaruar për mediat se shkaktarët e ndotjes së lumit Gjanica janë konkretisht kompania “Trans Oil” dhe “Albetrol”. Ai bëri të ditur më tej se tashmë ndaj kompanive të përmendura do të ndiqen procedurat përkatëse ligjore.

Gjatë inspektimeve që vazhdojnë u verifikua se në dy pika, në pikën e dekantimit dhe derdhjen e saj, ka ndotje të madhe të ujrave. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të bëhet në vazhdimësi edhe ndjekje penale për këta operatorë, të cilët janë të papërgjegjshëm dhe mbjellin vrasje për qytetin e Fierit.

Hadër Cako, Kryeinspektori Shtetëror i Mjedisit 

Lumi i Gjanicës, degë e Semanit, është lumi me ndotjen më të rëndë në Shqipëri. Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë me mbeturina me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja