Ndotja/ Gjobiten gjashtë kompani nafte në Fier

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka penalizuar 6 kompani nafte në qarkun e Fierit, pasi kanë shkaktuar ndotje mjedisi nëpër lumenj. Sipas kreut të këtij inspektoriati, Hader Cakos, ndaj këtyre kompanive janë marrë 49 masa administrative që kapin vlerën prej 9.4 milion lekë të reja, pas derdhjeve të naftës në lumin Gjanica dhe në mjedis.

“Gjatë periudhës së vitit 2018, nga inspektoriati janë vendosur rreth 49 gjoba administrative, të cilat janë në vlerë leku. Fillojmë që nga Albpetrol, Dy Uzinat, A1 Oil, Trans Oil“, deklaroi Cako.

Vendosja e gjobave ka frenuar shkarkimet e kompanive në lumin Gjanica . Prej dy muajsh presioni dhe gjobat e inspektoriatit mjedisor kanë reduktuar nivelin e ndotjes dhe shkarkimeve teknologjike dhe mbetjeve të hidrokarbureve në lumin Gjanica

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja