Ndotja në Ishëm, rrezik epidemie
për banorët, zhduken edhe gjallesat

Ndotja në Ishëm, rrezik epidemie<br />për banorët, zhduken edhe gjallesat
Lumi Ishëm është një nga lumenjtë më të ndotur në vendin tonë. Lumi i Terkuzit, i Lanës dhe i Tiranës bashkohen në veri të aeroportit të Rinasit duke formuar këtë lumë.
 
Të gjithë këta lumenj sjellin me vete plehra të të gjitha llojeve, ku një pjesë e madhe përfundon në det dhe pjesa tjeter ngelet ne barishtet e shkurret e lumit Ishem, duke shkaktuar ndotje të madhe.
 
Ndërsa një pjesë e këtij lumi është pastruar, kjo vetëm në segmentin që kalon në qytetin Tiranës, pjesa tjetër, deri në grykëderdhjen në det, është krejtësisht i ndotur. 

Ujërat e zeza që hidhen në të, por edhe mbetjet kimike, kanë zhdukur florën dhe faunën e këtij lumi, dikur nga më të pasurit. Banorët thonë se në këtë lumë nuk ka më asnjë gjallesë.

Vijnë pisllëqet nga Tirana. Sapo bie shi uji bëhet komplet i zi lumi. Me shishe, plastmase, mbeturina. Kushdo qeveri që ka ardhur asnjë gjë nuk ka bërë gjë për këtë. Nëse ndërhyhet para se të bie shi, asnjë gjë e tillë nuk ndodh’ tha një banor. Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Lumi nuk ka më asnjë gjallesë. Sot këtu mbizotërojnë mbeturinat. Nëse të bie këmba në ujë përfundon në spital”. Një grua banore e zonës tha se, “Lumi ka lloj lloj mbeturinash dhe nuk rrihet më në shtëpitë tona’ tha ajo.

Era e rëndë dhe kimikatet që ka lumi, ka bërë që ky ujë të mos përforet as për vaditjet e tokave. Ndotja e jashtëzakonshme është kthyer edhe në një kërcënim serioz për jetën e banorëve, pasi rrezikohen nga epidemitë.

[gallery]19064[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur