Agjencia Rajonale e Mjedisit ka gjobitur me 1 milion lekë pronarin e anijes në Shëngjin, e cila dy ditë më parë u mbyt duke shkaktuar ndotje në det.
Drejtuesit e portit të peshkimit në Shëngjin thonë se anija kishte një sasi karburanti, e cila është derdhur në det dhe niveli i ndotjes së shkaktuar brenda ujit.Gjithashtu është bërë e ditur se në zonën ku u mbyt anija u hodh një sasi e konsiderueshme solucioni me qëllim që ndotja e ujit të mos të përhapet më tej.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, teksa anija sa po ishte ankoruar brenda portit. Kanë qenë punonjësit e portit që kanë vënë re fundosjen e mjetit lundrues dhe kanë njoftuar menjëherë kapitenerinë e portit, por pa mundur që ta shpëtojnë nga mbytja edhe pse kanë ndërhyrë në kohë.
Për fat të mirë në momentin e mbytjes së anijes, nuk ka patur asnjë përson brenda mjetit lundrues.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com