Një konkurs ndërkombëtar për landfillin e Sharrës pritet që të hapet së shpejti për t'i dhënë zgjidhje njëherë e mirë problemit të mbetjeve urbane të kryeqytetit. Kjo sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një nga punët që do të kërkojë edhe një pjesë të buxhetit të bashkisë për vitin 2016 por që do të ketë ndikim mjedisor për Kasharin e Sharrën.
Ndërkohë për të lehtësuar më shumë problemin e mbetjeve urbane të kryeqytetit, Erion Veliaj teksa prezantoi projektbuxhetin për vitin 2016 në njësitë administrative të Kasharit e të Vaqarrit u shpreh se do të nisë edhe një projekt për ndarjen e mbetjeve që në origjinë.
Bashkia e Tiranës është duke diskutuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm në të gjitha njësitë administrative i ndarë në dy pjesë ku njëra trajton projektet madhore për bashkinë e Tiranës dhe tjetra prioritetet e njësive administrative përkatëse.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com