Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa shprehet se ka zgjedhur të administrojë vullnetarisht pallatin ku banon. Në një bisedë telefonike për Report Tv, Xhepa thekson se në të njëjtin pallat banon edhe nëna e tij, aktorja e madhe Margarita Xhepa, një shtysë kjo më e fortë për marrë përsipër administrimin e pallatit, në një kohë kur nuk e bënte askush tjetër.
S'tallet dot njeri me Çim Xhepën, çfarë janë ato turpe që bëhen. Unë kam që prej vitit 2003-2018 në mënyrë vullnetare, 15 vite qëkur kam ardhur në këtë pallat që e bëj këtë. Kam nënën (aktorja Margarita Xhepa) në kat të katërt dhe jam dhe vet në kat të nëntë.
E bëjmë nga halli. Unë s'marr asnjë lekë. 4 mijë paguhen për ashensorin dhe 3 mijë për pastrimin. Kam rrogën që marrë si aktor në teatër, s'kam nevojë për lekë të tjera. Çfarë janë këto turpe. Inspektori erdhi pa ashensorin dhe tarracën, që ishin të mirëmbajtura.
Kjo që bëj është për nevojë nga halli, se jam në kat të nëntë! Nuk e merrte asnjeri dhe s'behet fjalë për pagesë, unë thjesht marr në telefon për pastruesen dhe funksionimin e ashensorit.
Ndriçim Xhepa, aktor
Lajmi kryesor: