Një rast shembullor vjen nga aktori i madh i skenës shqiptare, Ndriçim Xhepa. Aktori ka zgjedhur të jetë administrator në pallatin e tij. Aktori i njohur nuk e ka nisur këtë punë për të fituar para, por për t'i shërbyer vullnetarisht komunitetit për hir të të mirës së përbashkët.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, që administron pallatet, Erind Bejko. Ky ka postuar disa foto në ‘Facebook’ me Ndriçim Xhepën, ndërsa shkruan se "kush është i aftë për një punë, mund të bëjë edhe punë të tjera".

Kush është i aftë për një punë, mund të bëjë edhe punë të tjera. Kush është i aftë për një punë, mund të bëjë edhe punë të tjera. Ndriçim Xhepa, talent në administrimin e pallatit ashtu siç është talent në aktrim.

Ashensori
Tarraca
Pastrimi
Ndriçimi

Erind Bejko, drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës



(Postimi i Erind Bejkos)

Ndërsa në një reagim për Report Tv, aktori i madh i skenës shqiptare shprehet se u detyrua nga halli të administrojë pallatin, pasi në të njëjtën ndërtesë banon edhe nëna e tij, Margarita Xhepa, për të cilën i duhet të kudeset edhe vetë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Ndriçim Xhepa për Report Tv: Mora administrimin e pallatit nga halli, s'e bënte askush

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa shprehet se ka zgjedhur të administrojë vullnetarisht pallatin ku banon. Në një bisedë telefonike për Report Tv, Xhepa thekson se në të njëjtin pallat banon edhe nëna e tij, aktorja e madhe Margarita Xhepa, një shtysë kjo më e fortë për marrë përsipër administrimin e pallatit, në një kohë kur nuk e bënte askush tjetër. 

S'tallet dot njeri me Çim Xhepën, çfarë janë ato turpe që bëhen. Unë kam që prej vitit 2003-2018 në mënyrë vullnetare, 15 vite qëkur kam ardhur në këtë pallat që e bëj këtë. Kam nënën (aktorja Margarita Xhepa) në kat të katërt dhe jam dhe vet në kat të nëntë.

E bëjmë nga halli. Unë s'marr asnjë lekë. 4 mijë paguhen për ashensorin dhe 3 mijë për pastrimin. Kam rrogën që marrë si aktor në teatër, s'kam nevojë për lekë të tjera. Çfarë janë këto turpe. Inspektori erdhi pa ashensorin dhe tarracën, që ishin të mirëmbajtura.

Kjo që bëj është për nevojë nga halli, se jam në kat të nëntë! Nuk e merrte asnjeri dhe s'behet fjalë për pagesë, unë thjesht marr në telefon për pastruesen dhe funksionimin e ashensorit.

Ndriçim Xhepa, aktor