Deputetja Tabaku i përgjigjet Veliajt: Leja u mor kur isha deputete jo nënkryetare Bashkie

Deputetja Tabaku i përgjigjet Veliajt: Leja u mor kur isha deputete jo nënkryetare Bashkie

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar fill pas denoncimit të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se në kohën kur ka qenë zëvendës kryetare e Bashkisë së Tiranës ka lëshuar një leje ndërtimi në emër të gjyshes së saj. (Lexo këtu) , për një sipërfaqje ndërtimi rreth 21 340 metra katrorë. Tabaku e ka cilësuar si një dëshmi të zënies ngushtë të Veliajt me aferat dhe qarqet kriminale e të drogës, e më tutje e ka cilësuar si një propagandë mashtruese. Deputetja demokrate i ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se në funksionin e nënkryetares së bashkisë nuk ka pasur në portofol dhënien e lejeve të ndërtimit dhe as nuk ka dhënë leje ndërtimi për familjen e saj dhe qytetarët e tjerë. Më tej, Tabaku thotë se ndërtimi për të cilin Veliaj e akuzon, e ka marrë lejen e ndërtimit në janar të 2014-s, në kohën kur ka qenë deputete dhe jo nënkryetare bashkie.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut: 

Dua të sqaroj se në atë pronë as gjyshi i ndjerë as gjyshja ime e ndjerë që ka 20 vite që nuk jeton më, as im atë dhe as unë nuk jemi pronarë. 

- Në funksionin e nënkryetares së bashkisë unë nuk kam pasur në portofol dhënien e lejeve të ndërtimit dhe as nuk kam dhënë leje ndërtimi, as për familjen time dhe as për qytetarët e tjerë.

- Ndërtimi për të cilin Veliaj akuzon, e ka marrë lejen e ndërtimit në vitin janar 2014 ndërsa unë kam qenë deputete dhe jo nënkryetare bashkie.

Së katërti, gjatë gjithë jetës sime si politikane kam deklaruar ekzaktësisht pa u akuzuar nga askush për pasurinë time që nga viti 2009 e deri më sot. Dasma ime nuk ka qenë dhuratë e time mëje e paguar me kursimet e saj për tu kremtuar me madhështi në kalanë e Gjirokastrës. Shtëpia ime nuk kushton miliona si ajo e Kodrës së Diellit ku jeton Veliaj, as nuk është ndërtuar me paratë që nuk dihet mirë ku janë mbledhur.

Gjatë gjithë jetës sime  politike nuk jam përmendur kurrë për fonde të vjedhura OJQ-sh, tendera të majmë shtetërorë apo emaile të gënjeshtërta të dërguara në adresat e komunitetit ndërkombëtar siç ishte  rasti Griseldës së Kavajës dhe mikut të Erjon Veliajt, ish-kolegut kryebashkiak Elvis Ervin Roshi. E ndjeva të nevojshme dhe detyrë karshi qytetarëve të Tiranës për t’u distancuar nga akuzat e ulëta të lëshuara nga një kryetar që premtoi 0 kulla por do të mbahet mend gjatë si njeriu që prishi çdo godinë historike në qytet dhe që rrezikoi bashkë me padronin e tij vetë ndërtesën e Teatrit Kombëtar me synimin më të ulët të mundshëm: ngritjen deri në qiell të kullave të korrupsionit. Mashtruesve të tillë që jetojnë duke shpifur për të mbijetuar politikisht do t’i përgjigjem me një padi për shpifje. Paratë që do të kërkoj në gjyqin për shpifje do t’ia kalojë në llogari familjes së të ndjerit Ardit Gjoklaj që është viktima e qeverisjes së Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj.

Fatkeqesi për një ish shok shkolle që mashtrues ishte e mashtrues mbeti!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin