Ndryshime drejtorësh në Shkodër, Shllaku ikën nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush vjen në vend të tij

Ndryshime drejtorësh në Shkodër, Shllaku ikën nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush vjen në vend të tij

SHKODËR- Markens Shllaku nuk do të jetë më drejtor rajonal i Fondit i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor.

Report Tv mëson se Shllaku ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe vendin e tij pritet ta zë Aldo Gjoka.

Shllaku pritet që pas dorëheqjes të emërohet në një pozicion tjetër në shëndetësi. Ndërkohë, ky është ndryshimi i dytë brenda pak ditësh në rang drejtorësh në Shkodër. Më herët, dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Ilir Niklekaj teksa në vendin e tij u emërua Serdar Hoxha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion