Këshilli i Ministrave kanë vendosur për lirimin nga detyra të Ermal Nufit, i cili deri më tani ka shërbyer si anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi.

Gjithashtu nga detyra është larguar Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke i lënë vendin Dritan Palnikaj.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN E DY ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

2. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Lajmi kryesor:

VKM/ Lëvizje në ministrinë e Arsimit dhe Ekonomisë, lirohen nga detyra dy zv.ministre! Ndryshime dhe në prefekturën e Shkodrës dhe të Gjirokastrës, emrat zëvendësues