Ndryshime në ligj për pyjet, Koka: Nuk ka turizëm pa pyje

TIRANË, 10 Korrik/ATSH/- Masat e reja që janë marrë për të parandaluar dhe mbrojtur pyjet nga zjarret, ishte në focus të takimit që Ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi me përfaqësues të pushtetit vendor dhe banorë të qarkut Vlorë, në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Në fjalën e tij  Ministri i Mjedisit theksoi se përvec shumë faktorëve që dëmtojnë pyjet gjatë stinës së verës problem janë zjarret e qëllimshme.
"Po bëjmë ndryshime në ligjin e pyjeve për të arritur një parandalim të zjarrvënies së qëllimshme. Do të ndalohet ushtrimi i cdo lloj aktiviteti në sipërfaqet e djegura për një periudhë 5 vjecare dhe do të ndalohet ndryshimi i destinacionit të sipërfaqeve të djegura për një periudhë 10 vjeçare", u shpreh ai.Më tej, Ministri Koka u bëri apel banorëve të komunave që të ndërgjegjësohen dhe të mos vënë interesin personal mbi interesin kombëtar.
"Nuk kemi përse të bëjmë luftë me mullinjtë e erës, duke djegur 300 ha e më pas të rikthehemi për të mbjellë 300 ha. Pyjet janë një pasuri e vyer dhe duhen ruajtur.  Për këtë arsye ato janë pjesë kryesore e investimeve dhe punës sonë." Ministri i Mjedisit theksoi gjithashtu se "nuk ka turizëm pa pyje, me kodra dhe male të zhveshura, nuk ka turizëm pa mjedis të pastër. Ndaj unë besoj se të gjithë bashkë mund të ruajmë vlerat e kësaj natyre. Vlora i ka këto vlera dhe I meriton ato, ndaj duhet të bëjmë cmos që të ruajmë cdo metër katror pyll".
Shqetësimi për zjarrvënie të qëllimshme , apo ruajtje të pyjeve nga zjarret gjatë stinës së nxehtë u shpreh edhe nga banorë të pranishëm në takim, të cilët kërkuan ashpërsimin e ligjit. Ministri i Mjedisit vuri theksin në  rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjitha hallkave të pushtetit vendor dhe qendror për të ruajtur një pasuri të madhe sic janë pyjet.
Për bashkëpunim u shprehën edhe Prefektja e Qarkut Vlorë, Etjona Hoxha,  Kryetari i Bashkisë Orikum, Gëzim Capoj dhe kryetarët e komunave Himarë e Vranisht, të cilët ishin të prnaishëm në takimin e organizuar në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Takimi me përfaqësues të pushtetit vendor dhe banorë të komunave u zhvillua në kuadër të sensibilizimit për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Sipas statistikave gjatë viteve 1991 -2013 është  djegur  4 %  e sipërfaqes së përgjithshme pyjore në vend ose 39.600 ha. Vetëm në zonën  Karaburun -Llogora gjatë viteve 1997- 2013  janë djegur 384 ha pyje./a.gegvataj/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës