Pas fitorës së Voltana Ademit në Shkodër, e cila drejtonte Departamentin e Pushtetit Vendor, kryetari komandon në këtë detyrë Ardian Turkun, I cili kandidoi për bashkinë e Elbasanit, duke e humbur këtë garë.
Po keshtu, burime nga PD bëjnë me dije se në postin drejtuesit të Departamentit të Sigurisë , Rendit publik dhe luftës kundër krimit, që mbahej nga Bashkim Shehu e që fitoi bashkinë e Kukësit, kryetari Basha komandon Enkelejd Alibeajn.
Drejtuesi i ri i këtij departamenti kandidoi në zgjedhjet e 21 qershorit për bashkine e Fierit, betejë të cilën e humbi, përballë Armando Subashit.
G.M/Shqiptarja.com