TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka firmosur ndryshimet në postet e tre drejtorëve të policisë kufitare, në Tiranë, Kukës dhe Korçë. 

Në Tiranë është emëruar Fran Kaçorri, në vendin e Rakip Kazanit, i cili transferohet në një detyrë tjetër në Qendrën Ndërkombëtare Operacionale Detare. 

Dashamir Spaho është emëruar në postin e drejtorit të policisë kufitare në Kukës, në vend të Ferdinand Gjetës dhe Gëzim Goxhaj ka shkuar drejtor i policisë kufitare në Korçë, post i cili ishte bosh me drejtor të komanduar. 

Drejtoria e Kufirit është stuktura që i është nënshtruar më pak nga të gjitha strukturat e tjera të policisë reformës së personelit, dhe e vetmja që ruan drejtorin e departamentit, njëkohësisht zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë, Pëllumb Nako, nga kupola e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë para zgjedhjeve të 23 Qershorit të vitit 2013 dhe ndryshimet që erdhën pas emërimit të Ministrit Saimir Tahiri dhe drejtorit të përgjithshëm Artan Didi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)