Ndryshimet klimaterike rrisin më tej vetëvrasjet, shkencëtarët: Nevojë urgjente për hulumtime, mbi pasojat që ka shëndeti mendor

Ndryshimet klimaterike rrisin më tej vetëvrasjet, shkencëtarët: Nevojë urgjente për hulumtime, mbi pasojat që ka shëndeti mendor

Foto ilustruese

Ngrohja ekstreme që ka kapluar hemisferën veriore, rezulton se ka efekte të dëmshme jo vetëm në mjediset tona natyrore, por dhe në shëndetin tonë fizik dhe atë mendor. Sipas Website prestigjoz "The Conversation", e cila ka 35 milionë ndjekës, një hulumtim i ri i kryer nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh tregon se rritja e temperaturave globale ka shtuar dhe mund të rrisë më tej numrin e vetëvrasjeve.

Vetëvrasja është tashmë një ndër format më të hasura të vdekjes në mbarë botën, e kryesisht për njerëzit ndërmjet moshës 15 dhe 55 vjeç është ndër pesë format e vdekjes. Pothuajse një milion njerëz vetëvriten çdo vit në mbarë botën; numër ky që rezulton shumë më i lartë se ai i vdekjeve të ardhura prej luftërave dhe vrasjeve. 

Një studiuese e Psikologjisë në King's College në Londër, Lisa Page ka argumentuar se ndryshimet e temperaturave mund të bëhen nxitëse për aktin e vëtëvrasjes tek njerëzit."Ndryshimet e temperaturave nxisin njerëzit që të sillen në mënyrë më të papërmbajtshme, agresive dhe të dhunshme, e cila mund të rrisë prirjet për veprime vetëvrasëse ", është shprehur ajo.

Ndryshimet klimaterike kanë derivuar ashpërsimin e valëve të të nxehtit, thatësirat, stuhitë, zjarret dhe përmbytjet; ka zgjeruar gamën e sëmundjeve infektive si virusi "Zika", malaria dhe sëmundja "Lyme"; ka kontribuar në mungesën e ushqimit dhe ujit; ka nxitur migrimin e detyruar, konfliktet dhe luftën. Por mbi të gjitha, ka ndikuar në shëndetin mendor. Vlerësohet se gjysma e të mbijetuarve të uraganit Katrina kanë të zhvilluar simptomat e stresit post-traumatik.

Strategjitë e reduktimit të gazrave serrë do të zvogëlojnë ndryshimet klimatike dhe do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve në shëndetin mendor, por këto përpjekje janë të mjaftueshme. "Ndryshimi i klimës paraqet një sfidë globale për shëndetin publik. Ekziston nevoja urgjente për hulumtime të mëtejshme mbi pasojat që ka shëndeti mendor ndaj ndryshimeve klimatike, në mënyrë që të mund të përgatitemi për sfidat e ardhshme, pasi për shumë është çështje jete dhe vdekjeje", është shprehur më tutje Lisa Page. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve