Ndryshimet Kushtetuese mbledhin të hënën Këshillin Politik, tryezës i shtohen Rama, Bardhi dhe Murrizi

Të hënën në orën 11:00 rinis puna e Këshillit Politik, jo për çështjet e lëna pezull apo marrëveshjen e 5 qershorit, por për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama. Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë tashmë në tryezën e Këshillit Politik.

Pallati i kongreseve për javë të tëra ka qenë mikpritësi i negociatave mes palëve politike për reformën zgjedhore. Por ditën e hënë protagonistët do të ndryshojnë. Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca do të përfaqësohet dhe nga kryeministri Edi Rama. E hëna e gjen kryedemokratin Basha në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare nga i grupit Demokrat Myslim Murrizi.

Edi Rama ftoi dhe presidentin Ilir Metën t'i bashkohej tryezës por presidenti ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse ishte ky i fundit i cili propozoi që ndryshimet në Kushtetutë të diskutoheshin në këtë tryezë.

Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.

Pas vendosjes për t'u ulur sërish në tryezë, OliverVarhelyi, komisioneri për zgjerimin në BE përshëndeti mbledhjen e Këshillit Politik por  shtoi se marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE.

Ndërsa ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku ka një mesazh për palët politike. “Për kujtesë Këshillit Politik, etj - në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgut u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet por kur ka sisteme korrigjuese, të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale - Gjykata Kushtetuese”.

Këshilli politik që u krijua për të bërë ndryshime në reformën zgjedhore, do të jetë tryeza e cila pritet të bëjë bashkë të gjithë liderët politikë për disa çështje për të cilat konsensusi duket larg.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja