TIRANË - Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i bëri sot thirrje opozitës të braktisë qëndrimin bojkotues dhe të bashkëpunojë me maxhorancen për miratimin ne Kuvend te ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe në ligjin "Për qeverisjen vendore".
"Këto ndryshime, që ende nuk janë miratuar, kanë krijuar një problem të madh në administrimin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Megjithë detyrimin e maxhorancës ka qënë mungesa e plotë e vullnetit të opozitës për t'u përfshirë në këtë proces. Ndaj i bëjmë thirrje që të braktisë përfundimisht qëndrimin bojkotues dhe refraktar dhe të bashkëpunojë, si ka qënë dhe fryma e marrëveshjes së 24 dhjetorit", u shpreh Vasili në një deklaratë për shtyp.
Duke u ndalur tek ndryshimet në ligjin 'për qeverisjen vendore', ai tha se gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare opozita refuzoi tërësisht të merrte pjesë në diskutime, duke synuar të shpërdorojë interesat e qytetarëve për qëllimet e pastra të ditës.
"Duke vlerësuar se kemi shumë pak kohë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të 21 qershorit kërkojmë që ndryshimet në kodin zgjedhor dhe ato në ligjin 'për qeverisjen vendore' të dhe paraqiten sa më pare në seancë plenare. Ndaj opozita të lërë përfundimisht destruktivitetin politik për interesat e ditës dhe të paraqesë amendamentet e saj për këtë pr/ligj", theksoi kreu i grupit të  LSI-së../ATSH/