/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvillon mesditën e sotme seanca dëgjimore me grupet e interesit lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor, në funksion të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Janë dy drafte me propozime që pritet të shqyrtohen nga parlamenti, rreth të cilave do të japin mendimet e tyre përfaqësues të shoqërisë civile që operojnë në fushën e zgjedhjeve.
Një ditë më parë përfaqësues të Koalicionit të Vëzhguesve Vendore, një prej shoqatave më aktive në këtë drejtim, u takuan me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, të cilit i shprehën shqetësimet rreth problematikave të zgjedhjeve të ardhshme.
Z. Meta mbështeti sugjerimet e tyre, ndërsa paralajmëroi, se brenda kësaj jave, komisioni i Ligjeve do të zhvillonte seanca dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me përgatitjet e procesit të ardhshëm zgjedhor.