Ndryshimet në ligjin e barnave, miratohen në Komision! Manastirliu: Përafrohet legjislacioni me BE në masën 70 %! Shehu: Të certifikohen nga FDA DHE EMA

TIRANË- Ndonëse kërkuan shtyrjen dhe plotësimin me dokumentacionin përkatës sipas standardeve të BE, deputetët e opozitës kanë votuar në mbështetje të ndryshimeve në ligjin e barnave  

“Duhet të punojmë njëçik në mënyrë më serioze. Kam kërkuar prej kohësh nga stafi i komisionit të siguroj materialet, rekomandimet e BE për farmaceutikën, në origjinale siç janë dhe t’i sjelli siç janë t’i shikojmë ne vetë si deputet që jemi. E kam kërkuar që herën e kaluar dhe akoma nuk ka ardhur asnjë material.”- tha deputeti Tritan Shehu

“Në leximin që kam patur me specialistë në fushën e farmakologjisë, ky është një ligj që ka dhe gabime deri në përkufizime, definicione të barit biosimilar, ndaj kërkoj që kjo të jetë një seancë me përgjegjësi . Duhet t’a shtyjmë që ne ta diskutojmë hap pas hapi dhe fjalë pas fjale.”- tha deputetja , Zheni Gjergji.

“Kështu që ç’po bëhet këtu ? Duam një punë me kualitet.”-tha deputeti Petrit Vasili.

Deputeti i PL Petrit Vasili tha se 29 ndryshimet e propozuara kanë nevojë për rishqyrtim dhe të përshtaten me marrëveshjen për tregtimin e barnave.

“Po të njëjtin produkt që do na e ofrojë ne dhe të njëjtin product që do t’ia ofrojë Gjermanisë, Gjermanisë ia ofron me çmim më të lirë se është treg më I madh. Janë dhe ligjet e ekonomisë së tregut dhe s’themi dot që jemi blerësa të vegjël e duam dhe çmime shumë të ulët.”- tha Vasili.

Sa I takon sigurisë së medikamenteve deputeti Tritan Shehu, tha se duhet të të jenë certifikuara nga EMA dhe FDA.

“Pra ne nuk përafrohemi  me BE sepse së pari uhet të sigurojmë siguri medikamentoze dhe ka një mënyrë të thejshtë. Të BëJMë ATë Që KA BëRë Kosova e cila nuk pranon medikamente të pacertifikuara nga EMA apo FDA.”- tha Tritan Shehu.

Për ministrinë e shëndetësisë ndryshimet e kërkuara në ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik përafrojnë legjislacionin shqiptar me  atë të BE-së në masën mbi 70%.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës