Me firmë të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, është mbledhur sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me rend dite diskutimin e projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.
Mbledhja vijon me debate midis anëtarëve të PD dhe të mazhorancës. Opozita kundërshton propozimin e bërë nga PS për disa ndryshime në rregullore me argumentin se duhet të pritet zbardhja e vendit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në projektvendimin e hedhur për shqyrtim, ka dispozita që më herët janë shfuqizuar nga Kushtetuesja.
Sipas draftit të PS, tanimë deputetët nuk do të kenë më 10 minuta për të folur në seancë por vetëm 5. Socialistët kërkojnë edhe që ligjet që synojnë përafrimin me normat e BE-së, e që në mënyrë eksplicite janë të ndaluara të kalonin me procedurë të përshpejtuar, tani e tutje të miratohen pa diskutime të gjata!
Lajmi në përditësim...
Komente










