Ndryshimet në polici, Alibeaj: Rama po rikthen policët që mbollën Shqipërinë me drogë

Ndryshimet në polici, Alibeaj: Rama po rikthen policët që mbollën Shqipërinë me drogë

Ish-deputeti i PD, Enkeled Alibeaj, ka reaguar lidhur me zëvendësimet e reja në radhët drejtuese të policisë.

Më anë të një deklarate për mediat Alibej ka hedhur sulme ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit po kthen në poste drejtuese policë përgjegjës për kanabizimin e vendit.

Sipas Alibeajt mesazhi që Edi Rama jep me emërimet e reja në polici është se ai nuk ka si prioritet t’u sigurojë qytetarëve rend, qetësi dhe siguri por për tu pasuruar me bandat.

Ndër të tjera Alibeaj në deklaratën e tij ka komentuar edhe rastin e kapjes së kokainë në portin e Durrësit, ku sipas tij policia nuk arrestoi asnjë bos droge pasi peshqit e mëdhenj janë të paprekshëm.

Deklarata e plotë e Alibeajt:

 Edi Rama po rikthen në krye të policisë njerëzit e Saimir Tahirit me të cilët mbolli Shqipërinë me drogë, duke e shndërruar vendin në Kolumbinë e Europës.

 Dy emërimet e reja në poste të larta drejtuese në policinë e Shtetit, drejtori i ri i Lezhës dhe ai i Policisë Rrugore, tregojnë se Edi Rama nuk ka në plan të plotësojë kushtet e Europës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, sepse plani i tij i vetëm janë vjedhja e zgjedhjeve nga bashkëpunimi i shtetit me krimin.

 Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ka dy pika kulminante në karrierën e tij, që e lidhin drejtpërsëdrejti me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

 Ai ishte shef i komisariati kur avioni i drogës ra në Divjakë dhe ndihmoi për fshehjen e provave të trafikut të drogës me avion.

 Drejtori i ri i Policisë në Lezhë, Erigert Mitri, njeri i Erion Braçes, ishte kryepolici që mbolli Burrelin me kanabis.

 Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohin aktivitetin kriminal të drejtorit të tyre të ri nga dokumentat e Shërbimit Informativ, pasi emri i tij është mes emrave të mbi 120 policëve që morën pjesë në kanabizimin e Shqipërisë bashkë me trafikantët e drogës.

 Edhe Drejtori i ri i Policisë Rrugore Edmond Targaj njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë, i shërbyen Edi Ramës për të vjedhur zgjedhjet.  Edmond Targaj është graduar në detyrë duke qenë pjesë e dosjes 184.

 Partia Demokratike i ka denoncuar të dy këta drejtues të inkriminuar të policisë që në vitin 2016, por me mbrojtjen e duhur politike, ata jo vetëm nuk janë ndëshkuar nga drejtësia, por po riciklohen sërish dhe po ngjiten në karrierë si drejtues të policisë për t’i shërbyer pushtetit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

 Mesazhi që Edi Rama jep me emërimet e reja në polici është se ai nuk ka si prioritet t’u sigurojë qytetarëve rend, qetësi dhe siguri.

 Prioriteti i tij është t’i japë krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës garanci dhe mbrojtje politike për t’u pasuruar së bashku dhe për të blerë zgjedhjet së bashku.

 Prandaj, nën drejtimin e qeverisë nga Edi Rama nuk arrestohet asnjë bos droge, peshqit e mëdhenj janë të paprekshëm dhe kokaina shndërrohet në oriz.

Zgjidhja e vetme për të cilën vendi ka nevojë është ndarja e politikës nga krimi, dekriminalizimi i Policisë së Shtetit dhe drejtimi i vendit nga një qeveri e pastër, që nuk i shërben krimit, por qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin