Ndryshon ligji/ Kategoritë e reja 
që do të fitojnë falas legalizimin 

Ndryshon ligji/ Kategoritë e reja <br />që do të fitojnë falas legalizimin 
TIRANE- Banorët të cilët u shpërngulën nga shteti për shkak të ndërtimti të ujëmbledhësit të Bovillës, do të marrin pronësinë e tokës. Kreu i ALUIZN-it Artan Lame, gjatë një takimi me banorët në Kamëz, u ka shpjeguarformën me të cilën do të veprohet, ku tashmë nuk do të jetë Bashkia Kamëz ajo që do të kryejë procedurat, por shteti.

“Neni i mëparshëm thoshte se: Banesat e ndërtuara për familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të ujëmbledhësit të Bovillës të cilat figurojnë të paprivatizuara, privatizohen falas me vendim të këshillit të njësisë vendore. Listat emërore janë lëmsh. Bashkia e Kamzës nuk do të merret më këtë çështje, atëherë neve çdo bëjmë?

Do heqim këtë nen nga ligji dhe do vëmë një nen që thotë “Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë një vendim qeverie për legalizimin dhe privatizimin e këtyre banesave. Pasi të ndryshohet ky ligj, që besoj se brenda dy muajsh do arrijmë ta përfundojmë. Pasi të kemi ligjin në dorë, i cili do thotë që ngarkohet qeveria të bëjë legalizimin e këtyre banesave në atë moment qeveria do të bëjë një vendim të ri, sepse deri tani asnjë vendim nuk ka funksionuar.


Në këtë vendim të ri do thuhet se “Familjet sipas listës bashkëlidhur përfitojnë privatizimin dhe regjistrimin falas të banesave sipas gjendjes faktike në terren. Këtë procedurë do ta kryejë ALUIZNI, ku do të bëjë dhe matjet përkatëse”, - u shpreh Lame gjatë takimit me banorët.
 
Legalizohet edhe shtesa
Banorëve që do t’u jepet pronësia do t’ju legalizohet edhe shtesa që ata kanë bërë, pra do ta marrin certifikatën për të gjithë hapësirën “Askush nuk ka të njëjtë shpinë që ka marrë në vitin 1996 apo 1997. Pra edhe nëse ky ligj që është sot funskionon, atëherë do thuhet pastroje shpinë nga shtesa që është bërë, të gjejmë atë që është bërë në fillim.

Të privatizojmë atë dhe pastaj fillo të legalizosh shtesa. Atëherë në këtë vendim të dytë, do të hartojmë në mënyrë të tillë, që banesat tuaja të regjistrohen sipas planimetrive që do bëjë ALUIZNI, ku do bëjë matjet në terren siç është sot. E vetmja vështirësi është listimi i saktë i banorëve që përfitojnë, pra lista origjinale e atyre që kanë marrë banesë në vitet 95-96”, - theksoi Lame.
 
Lëvizja
Lëvizja e banorëve të Bovillës është bërë me forcë rreth 20 vite më parë. Pavarësisht se ka  patur 3 vendime të Këshillit të Ministrave në vitet 1994, 1995 dhe 1997, përsëri nuk u arrit që të mbyllet problem i pronësisë. Në vitin 2012-t ish-qeveria “Berisha” miratoi një vendim të ri ku ngarkonte Bashkinë e Kamzës për tu dhënë pronësinë, por kjo nuk u bë e mundur. Tashmë brenda 2 muajve qeveria do të hartojë vendimin e ri për tu dhënë të gjithë banorëve certifikatën e pronësisë falas.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë