Ndryshon orari i Superligës, Tirana sërish në 'Air Albania'! Egnatia dhe Partizani luajnë në fushën e tragjedisë (Agjenda)

Ndryshon orari i Superligës, Tirana sërish në 'Air Albania'! Egnatia dhe Partizani luajnë në fushën e tragjedisë (Agjenda)

Momenti i rrëzimit të Dwamenas

Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet nesër me javën e 13-të. Gjithçka rinis aty ku u ndal, në stadiumin e Rrogozhinës me ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit në orën 13:30. Sfida e programuar për në datën 11 nëntor u luajt vetëm 24 minuta, teksa kapiteni i Egnatias Raphael Dwamena u rrëzua në tokë dhe rrugës për në spital fatkeqësisht humbi jetën. Tanimë futbolli rikthehet aty ku u ndal, në fushën e tragjedisë nga minuta e 24-t.

Gjithashtu të enjte në orën 17:00 luhet Dinamo - Erzeni, ndërsa në 20:00 Tirana me Kukësin përplasen në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:00. Pas një kohe të gjatë stadiumi modern hap dyert për klubet e Superligës.

Të premte më 17:00 Superliga ul siparin e javës së 13-të me duelet Vllaznia - Laçi dhe Skënderbeu - Teuta. Egnatia dhe Partizani kryesojnë renditjen me 26 pikë, me "Demat" që kanë një ndeshje më pak. Në fund Teuta dhe Dinamo me 12 pikë.

Superliga - java e 13-të:

E enjte

13:30 Egnatia 1-1 Partizani (Nis nga minuta 24)

17:00 Dinamo - Erzeni

20:00 Tirana - Kukësi

E premte

17:00

Vllaznia - Laçi

Skënderbeu - Teuta

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!

Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!