Bateristi legjendar, Ginger Baker ka ndërruar jetë në moshën 81- vjeçare.
Ai ishte një nga themeluesit e grupit britanik “Cream" dhe ndërroi jetë për shkaqe natyrore.
Djali i muzikantit ka shkruar në Twitter se baba i tij ka ndërruar jetë në paqe në spital.
Baker njihet si një nga bateristët më inovativë e me shumë ndikim në muzikën botërore dhe stili i tij karakterizohej nga një kombinim i fuqisë së zhanreve xhaz dhe rok të papërpunuar.
Sipas 'Rolling Stone', si ishte një personalitet temperament dhe konfliktuoz, sjellja e të cilit në skenë shpesh shkaktonte probleme.
Grupi prej tre anëtarësh, “Cream”, performoi nga viti 1966 deri në vitin 1968, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, Jack Bruce dhe Eric Clapton.
Baker u pranua në shtëpinë e të famshmëve Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993.