Gazetarja e njohur e BBC, Hanna Yusuf ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.
Fran Unsworth, drejtor i lajmeve në BBC tha se Hanna ishte një gazetare e re dhe e talentuar që u admirua gjerësisht.
Mediat kanë respektuar privatësinë e familjarëve dhe nuk kanë publikuar arsyen e vdekjes së gazetares në moshë të re.
Familjarët e saj thanë se ishin shumë të trishtuar e të zemëruar dhe shpresonin që ajo të ishte një frymëzim.
Ajo shkroi për webfaqen e BBC News, dhe gjithashtu ka punuar si gazetare në TV.
Hanna fliste gjashtë gjuhë, duke përfshirë atë somaleze dhe arabishten dhe bashkëpunoi me informatorët e viktimat e një krimi të rëndë.
Puna e fundit e saj përfshinte një hetim mbi kushtet e punës në dyqanet e kafes "Cost".
Përpara se të bëhej pjesë e BBC, ajo ka shkruar edhe për The Guardian, The Independent, The Muslim News, The Pool and Grazia Magazine apo The Times.
Në vitin 2015 ajo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, pasi në një intervistë ajo tregoi vendimin e saj për të veshur hixhabin, duke argumentuar se nuk kishte të bënte me shtypjen e grave.
Komente









