Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare 'Tigri i ekonomisë' shqiptare

Prof.dr. Aristotel Pano

TIRANË- U largua nga jeta moshën 88-vjeçare prof.dr. Aristotel Pano, një nga zërat më profesionalë dhe ekspert i shquar i ekonomisë, i njohur si 'Tigri i ekonomisë'. 

I diplomuar në vitin 1955 në Institutin Financiar të Moskës, prof.dr. Pano dha një kontribut të shquar në këtë fushë për më tepër se pesë dekada.  Si profesor në Fakultetin e Ekonomisë në UT dhe punonjës shkencor në disa institucione ekonomike shkencore, punimet e tij me vlera kanë qenë gjithnjë të mirëpritura.

Ai ishte njohës shumë i mirë i financave, tregjeve valutore, teorisë së kursit të këmbimit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe veçanërisht i shquar në fushën e analizës ekonomike e financiare, në aspektin makro dhe mikroekonomik, njofton Akademia e Shkencave.

Mendimet dhe pikëpamjet e prof.dr. Aristotel Panos janë çmuar sidomos në aspektin shkencor e kritik, për realizimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri gjatë periudhës së tranzicionit. Ai ka bërë përpjekje në trajtimin e një seri problemeve teorike dhe praktike në lidhje me ndërhyrjen e shtetit në një ekonomi të tregut të lirë dhe futjen e pikëpamjeve të rrymave të ndryshme të mendimit ekonomik (veçanërisht të rrymës neoklasike dhe të rrymës kejnsiane) për një nga problemet më të diskutueshme të shkencës së sotme ekonomike që lidhet me rolin e shtetit në ekonominë e tregut të lirë.

Prof.dr. Pano ka dhënë kontribut për llojet e ndryshme të instrumenteve të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi që kanë të bëjnë me politikën tatimore, politikën monetare, të menaxhimit të borxhit publik, të investimeve publike, të punësimit, të subvencionimit të ekonomisë, etj.  Prof.dr. Pano mendonte se shteti duhet të ndërhyjë në ekonomi në shkallën e duhur dhe me instrumentin ose instrumentet më të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve konkrete.

Ai është autor i shumë artikujve shkencor brenda dhe jashtë vendit, autor dhe bashkautor  i disa teksteve universitare dhe monografive. Veprat e fundit me të cilat është prezantuar para publikut janë:  “Fjalori ekonomiko- financiar”, “Nobelistët e shkencës ekonomike”, “Karl Marksi:Nga shkenca në utopi”, “Ligjëratat Nobel në ekonomi”, “Ndërhyrja e shtetit në ekonomi”, “Paraja bankat dhe shoqëria”, “Tregjet Financiare: instrumentet dhe veprimet e tyre”, “Piramidat financiare”, “Tregjet financiare”.

Prof.dr. Aristotel Pano ishte ekonomist me kontribute të shquara në veprimtari pedagogjike dhe shkencore për gati 50 vjet. Për një periudhe mbi 25- vjeçare ka dhëne leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, etj, për lenden e Analizës Ekonomiko-Financiare dhe gati për 10 vjet ka punuar si bashkëpunëtor shkencor dhe përgjegjës sektorin ne ish Institutin e Studimeve Ekonomike te Shqipërisë. Ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me institute studimore jashtë vendit dhe ka botuar një numër te madh tekstesh universitare, monografi dhe artikuj shkencore për analizën ekonomiko-financiare, per te ardhurat kombëtare te Shqipërisë (për te cilën i është dhënë çmimi i republikës i shkallës së dytë), etj

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Meta kundërshton Kushtetuesen për zgjedhjet vendore? PS: Kjo punë ka marrë fund, morën mësimin e duhur! Fitoi e drejta e shqiptarëve për të votuar