Greqi/ Gjendet i vdekur shqiptari në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku u vra Albert Bako

Greqi/ Gjendet i vdekur shqiptari në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku u vra Albert Bako

Foto ilustruese

GREQI - Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në burgun e shtetit fqinj. Bëhet fjalë për një shtetas 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i vdekur në qelitë e burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në jugperëndim të Athinës. Ky është rasti i tretë brenda më pak se dy javë të vdekjes së një shqiptari në burgun grek. Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij autoritet greke bëjnë të ditur se po hetojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. 

Pak ditë më parë në këtë burg u vra Albert Bako, nga një grup kriminal rival (Lexo këtu), të cilët gjithashtu ishin shqiptarë, ndësa autorët u identifikuan një shqiptar dhe një grek (Lexo këtu). Bako ishte i njohur për mediat greke si njeri që terrorizoi Pireun pasi hapi zjarr me një kallashnikov në një bar në nëntor 2014, duke plagosur 14 vetë. Në fakt, së bashku me një tjetër person, ai ishte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit Michalis Zafiropulos. Ai u qëllua për vdekje në burg vetëm pak orë pasi ishte transferuar nga burgu i Kretës. 

Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i pajetë një tjetër shqiptar (Lexo këtu). Sipas autoriteteve greke, ai u gjet i varur në paraburgimin e “Agiou Nikolaou”, në Kretë. Ndërsa disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar nga autoritetet greke.

Ngjarjet e fundit në burgjet greke janë në vazhdën e disa vrasjeve në shtetin fqinj. Që prej vrasjes së ekstremistit minoritara në Bularat, disa shqiptarë janë gjetur të vrarë në burgjet greke në rrethana ende të paqarta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Janulla: 27/01/2019 21:59

    Po ai greku polici qe bente vrasesin me lek ne tirane a eshte ne burg ketu akoma??? Nuk i futin dot nje xham ne fyt??

    Përgjigju
  • Xxx: 27/01/2019 20:01

    Ngrihu o shtet se po vrasin gjith shqiptaret ata ropq**t

    Përgjigju
  • Pyetje: 27/01/2019 19:52

    O miri ...Mund te me shpjegosh cfare lidhje ka Rama dhe racistet greke me vrasjet ndermjet shqiptareve te grupeve rivale?

    Përgjigju
  • Miri: 27/01/2019 19:18

    Skemi shtet tani qe rama esht edhe minister i jashtem pse nuk reagon!!!vdekje Grekëve rracistë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja