Në 2021 kostoja e jetësës për qytetarët u rrit! Shtrenjtimi i energjisë, karburantit dhe ushqimeve shtuan me 117 mln USD të ardhurat doganore

Ushqimet, energjia dhe karburanti vjet kushtuan shumë më shtrenjtë se viti 2020, por edhe më shumë sesa 2019, kur nuk kishte nisur kriza e pandemisë COVID-19. Si pasojë e rritjes së çmimeve kryesisht të produkteve që vijnë nga importi, në vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga dogana kanë tejkaluar planin me rreth 240 milionë dollarë.

Sipas të dhënave 49% e rritjes së të ardhurave të doganës është siguruar vetëm nga shtrenjtimi i energjisë, ushqimeve dhe karburanteve, duke bërë që të mblidhen 117 milionë dollar më shumë.

Shifra këto që tregojnë se qytetarët kanë konsumuar por me një kosto shumë më të lartë se në 2020 apo 2019-ën.

Në 2021 sipas të dhënave të INSTAT importi i energjisë elektrike, gazit e ujit ishte në rekord për këtë dekadë, nga 510,7 milionë dollarë që u importuan në 2020, në vitin e kaluar vlera e importit të këtij produkti ishte 984 milionë dollarë. Shkak për këtë u bë rritja e çmimit për megavat si pasojë e krizës globale të energjisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ushqimet ku si pasojë e rritjes së çmimeve, vlera e importit ka arritur në 1,2 miliardë dollarë nga rreth 1 miliardë që ishte në 2020. Kjo erdhi si pasojë e kërkesës së lartë për konsum, ndërsa oferta në treg ishte e ulët.

Rritja e çmimeve kulmoi në muajin dhjetor pasi inflacioni arriti në 3.7%, që ishte rekord historik dhe mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë rritja e çmimeve pritet të vijojë deri në muajin qershor të këtij viti.

 

IMPORTI I USHQIMEVE DHE PIJEVE JOALKOOLIKE

Viti 2016         100,365 mld lekë

Viti 2017         106,738 mld lekë

Viti 2018         106,508 mld lekë

Viti 2019         110,365 mld lekë

Viti 2020         110,927 mld lekë

Viti 2021         130.017 mld lekë

 

IMPORTI I ENERGJISË ELEKTRIKE

Viti 2016         49,842 mld lekë

Viti 2017         65,963 mld lekë

Viti 2018         68,385 mld lekë

Viti 2019         77,235 mld lekë

Viti 2020         54,552 mld lekë

Viti 2021       105.103 mld lekë

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër