/ATSH-Z.Tosku/-Rreth 45 mijë maturantë në mbarë vendin do t'i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj në datën 23 maj.
Testi për provimin e gjuhës së huaj do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
Ndërkaq, angazhimi në mënyrë intensive në konsultime, që përcaktohen nga MAS për t'u ardhur në ndihmë maturantëve, shoqërohet me stres nga ana e nxënësve. Provimi i gjuhës së huaj do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Provimet e detyruara do të jepen:
Gjuha shqipe më 29 maj
Matematika më 9 qershor
Provimet me zgjedhje më 19 qershor