Në 26 janar ngrihet institucioni anti-KÇK, ja dosjet e para që do të shqyrtojë 

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së re, i cili do të hetojë shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të ngrihet brenda datës 26 janar 2020. Me funksionimin e Inspektoriatit të Lartë, mbetet edhe një tjetër strukturë, Byroja Kombëtare e Hetimit, për të finalizuar zbatimin e reformës në drejtësi, e nisur në korrik të 2016 me ndryshimet Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në 26 dhjetor të 2019 i ka përcjellë Kuvendit listën me pesë kandidatë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Lista kryesohet nga Artur Metani me 89.6 pikë, ndjekur nga Eris Hysi 78.3 pikë, Joana Asimi Sorraj 82.5 pikë, Lindita Troja 63.4 pikë dhe Sokol Stojani 89 Pikë. Sipas ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Kuvendi ka vjetëm 30 ditë kohë për të zgjedhur me shumicë të cilësuar njërin nga pesë kandidatët. 

Ashtu si edhe për funksionarët e tjerë të drejtësisë, ligji parashikon që nëse Kuvendi nuk arrin që të zgjedhë Inspektorin e Lartë brenda 30 ditëve, kandidati i listuar i pari miratohet automatikisht. Në rastin konkret, Kuvendi duhet të zgjedhë deri në datën 26 janar njërin nga kandidatët, në të kundërt, nga data 26 janar Artur Metani do të drejtorë Inspektoriatin për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Inspektori i Lartë i Drejtësisë konsiderohet edhe instrumenti kryesor në luftën kundër grupit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të quajtur ndryshe 'KÇK', 'kap çfarë të kapësh', për shkak se po shfrytëzojnë maksimalisht kohën që u ka mbetur në sistem para se të përballen me Vetingun, duke bërë kërdinë në drejtësi me vendime arbitrare dhe dukshëm abuzive. 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti i vetëm përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Ngritja dhe funksionimi i Inspektorit të Lartë i Drejtësisë do të mundësonte verifikimin e të gjitha pretendimeve për sjellje abuzive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ende pa u ngritur ILD, Komisioni i Vetingut ka vendosur të referojë për verifikim për shkelje të mundshme 12 gjyqtarë dhe prokurorë. Ata janë Besnik Cani dhe Kostaq Beluri anëtarë të KLP, anëtarja e KLGJ Brunilda Kadi, prokurorët Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Dritan Peka, Alma Muça, Eloida Goxhi, Esmeralda Keshi (Cami), Zeqir Hoda, kryetari i Administratives së Apelit Tiranë Kastriot Selita si dhe kryetarja e Gjykatës Pogradec Emona Muçi. Të gjithë subjektet në fjalë e kanë kaluar Vetingun.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prokurori: 14/01/2020 11:38

    Po Arjan Ndojin e Harruat, per ate e filluat KCK. Mos leni jasht liste prokuror me 1 miljon euro pasuri

    Përgjigju
  • Noja: 14/01/2020 11:12

    Kçk asht ba tan shipnia burra,kam fmit ne shkoll ne universitet te shkodres,sado te msonje fmija duhen pagu,asht ni lokal mrama ku bahen tan pazaret ,hajdeni edhe ty pak

    Përgjigju
  • agim: 14/01/2020 10:32

    Vendimi ishte nul.Ky eshte rezultat i reformes 5 vjecare ne drejtsi.Kjo tregon se politikanet ne vendin tone jane te pa prekshem,kestu do vazhdoje gjate

    Përgjigju
  • Shef turi: 14/01/2020 10:16

    Hajdeni e vashdojeni kçķ ne burrel te parin Murat lleshi e merralle te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit