TIRANE- Rruga Tiranë-Elbasan, një nga akset rrugore më të rëndësishme në vend do të hapet përfundimisht në datën 12 korrik për të gjithë qytetarët. Që prej 25 qershorit ky aks rrugor është mbyllur për shkak se janë duke u bërë punimet që po kryhen nga firma kontraktuese. Afati i kaluar i cili ishte 1 korriku nuk mundi të hapej pasi punimet nuk ishin përfunduar.
Aksi rrugor Tiranë-Elbasan pas disa shkëputjesh të punimeve i ka përshpejtuar në ritme maksimale punën e tyre. Dhjetëra mjete po punojnë pa pushim.
Tashmë mjetet mund të lëvizin vetëm në një krah të rrugës dhe duhet të përshkruajnë rrugën e vjetër atë nga Qafë- Krraba. Sipas drejtuesve të punimeve punëtorët po punojnë pa pushim nga orët e para të mëngjesit deri në mesnatë. Në tunel kalojnë mjete të ndryshëm por vetëm me urdhër ose leje nga policia ose nga drejtuesit e kantierit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO