"Në bashki ka korrupsion" - Debatet
pas deklaratës së fortë së Ademit 

pas deklaratës së fortë së Ademit ">
SHKODER - Një deklaratë denoncuese, e guximshme dhe e fortë e kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi se në bashkinë ku ajo drejton që pas 21 gushtit kur u bë konstituimi pasi fitoi në zgjedhjet lokale ka korrupsion në një masë të madhe ka çuar peshë jo pak administratën të cilën ajo e trashëgon nga kryetari i mëparshëm Lorenc Luka por edhe vetë Partinë Demokratike të cilës i përket dhe nën logon e së cilës kandidoi.

Kryebashkiakja Ademi në takimin e fundit konsultativ për paketën fiskale çuditi jo pak kur deklaroi publikisht se në institucionin që drejton ka korrupsion dhe se tashmë ajo është e vendosur për ta luftuar. Ademi ftoi edhe të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast ose në çdo rast tjetër si e vetmja rrugë, t’i drejtohen zyrave me një ndalesë për të bërë kërkesa zyrtare apo për të marrë informacionin e duhur.

Sipas saj trokitja direkte në zyrën e një kryetari bashkie apo telefonatat ndaj saj nuk janë rrugëzgjidhja e duhur dhe modeli që ajo do të ndjekë në drejtimin e bashkisë Shkodër. Kjo deklaratë e kryebashkiakes u mbështet menjëherë nga Fryma e Re Demokratike, një parti që përfaqësohet në këshillin bashkiak të Shkodrës me ekspertin e njohur të USAID, Fatlum Nurja, një prej aktorëve kryesorë në krijimin dhe implementimin e reformës së re administrative-territoriale. Mbështetja nga FRD ka bërë që sekretari i PD në Shkodër Aleksandër Marleci, njëkohësh edhe drejtues i zyrës së marrëdhënieve me jashtë në bashkinë Shkodër, pra pjesë e administratës së drejtuar më parë nga Lorenc Luka dhe sot nga Voltana Ademi.

Kjo mbështetje e FRD për kryebashkiaken Ademi për të luftuar korrupsionin nxiti sekretarin e PD Marleci që të reagojë në faqen e tij në facebook duke shënjestruar FRD-në dhe duke thënë tekstualisht se: “Përsa kohë që njerëz apo grupazhe OJF-rash nga rradhët tuaja të kenë në dorë edhe politikbërjen, sigurisht që bashkia do ju duket si shoqatë të cilën do të mund ta përdorni sipas interesit dhe të hidhni baltë mbi të sa herë që t’ju bien aksionet politike. JO zotërinj, kurrë nuk mund të njollosni një administratë të tërë që ka vite që kontribuon me profesionalizëm në të mirë të Shkodrës. Të korruptuarit në bashki, pasi t’i keni faktuar çojini para organeve të drejtësisë nëqoftëse doni të kontribuoni në të mirën e punës së bashkisë e mos na bëni jashtëqitje mediatike me deklarata bosh”.

Kaq ka mjaftuar që nënkryetarja e FRD Alma Puka të reagojë duke iu përgjigjur sekretarit të PD.

“Marlec e ke prishë gojën kot! Në 3 vjet jetë FRD Shkodër ka aq profesionistë sa ka gjithë PD-ja tash 25 vjet parti. Pastaj këtë "jashtëqitjen" (me nder me thanë) dëgjojë ma mirë se ta ka marrë me miza, e ke ngatërru me filmin gol. Kena thanë gjë tjetër! Sa për sqarim se ke punuar edhe te zyra e marrëdhënieve me jashtë . Stafi i FRD-së ka njerëz që kanë punuar (dhe punojnë) në agjensitë më serioze në vend, në organizata diplomatike e më gjerë. E në fund më duhet të të këshilloj ta dëgjosh ma me kujdes kryetaren tënde kur flet se fushata e saj ka qenë fillim e mbarim luftë kundër korrupsionit, fjala në inaugurim ka qenë kundër korrupsionit., në paketë fiskale tha ka korrupsion dhe do e luftojmë,  tash me ke e ke me ne a me kryetaren...?!”.

Pas Pukës ka komentuar sërish Nurja duke thënë: “Alma, s’ka faj, duan fakte. Edhe fakte do kenë.. Por që nuk janë dakort me mbeshtet Kryetaren e tyre në luftën e saj kundër korrupsionit kjo është shumë e rëndë. Dhe më duket Aleksandri ka një pozicion politik në PD. Ky që po është lajm”.

Më tej Marleci i është përgjigjur: ”Fort të nderuar. Me deklaratën që keni bërë i keni vënë në gojë kryetares Ademi fjalë të cilat ajo nuk i tha në deklarimin e saj duke fyer një administratë të përbërë nga njerëz profesionist dhe të ndershëm të cilët kanë kontribut dhe dinjitet. Mos u mundoni të përfitoni politikisht me dinakërira të tilla. Mos u mundoni as të krijoni lajme te reja si ai qe sapo përmendët se vetëm bëheni më qesharakë”

Sërish është përgjigjur nënkryetarja e FRD Puka. “Prape e ke gabim. Megjithëse të paktën ke përmirësuar paksa gojën! Kush po përfiton nga çfarë se nuk po marr vesh? Që bashkia ka pasë njerëz të korruptuar kjo nuk kërkon ndonjë PHD (me gjithë respektin për ata që e kanë) për ta kuptuar. E nëse kryetarja ka vullnet ta luftojë kjo duhet të të gëzojë ty të parin e pastaj edhe ne qytetarëve paksa më të thjeshtë”.

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend