Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj zhvilloi një takim me strukturat e partisë në Lezhë.
Në fjalën e tij, Lapaj tha se dikur në bulevard u vranë 4 persona për 700 mijë euro, ndërsa sot vidhen 53 milionë euro me një mesazh.
Lapaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që forca politike që ai drejton, do të organizojë më 31 janar përballë Kryeministrisë.
"Dikur në bulevard u vranë 4 njerëz për 700 mijë euro të qelbura. Ato nuk janë të qelbura, por sot ashtu duken, duken si para xhepi. Për 700 mijë euro u dogj Tirana dhe u vranë 4 njerëz. Sot, vetëm në një mesazh 53 milionë euro. Sot kërkoj nga ju, të çohemi në këmbë përballë kësaj barbarie që po ndodh, përballë atyre që po na vrasin shpresën përfundimisht. Nuk është e lehtë kjo që po bëjmë, por është domosdoshmëri. Të përballemi me ta është nevojë, nuk është zgjedhje më. Shkollat po ngelen pa nxënës. Këtu familjet po ngelen pa fëmijë, fushat po ngelen të papunuara. Shqipëria nuk është thjesht resortet e 5 vetave. Të gjithë e dimë që këta vjedhin.", theksoi ai.
Komente









