Klemend Balili 'lirohet' nga Burgu i Peqinit, Gjykata e transferon në një qeli të sigurisë së zakonshme! Është përkeqësuar gjendja shëndetësore! U dënua për trafik droge

ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klemend Balilit për ndryshimin e burgut për vuajtjen e dënimit. Me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu, Klemend Balili ka mundur të marrë dakordësinë për të lëvizur nga një burg i sigurisë së lartë siç është ai i Peqinit, të shkoj në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi është marrë në datën 9 korrik në Gjykatën e Elbasanit, pas disa seancave. Aprovimin për ndërrimin e burgut të vuajtjes së dënimit për Klemend Balilin e ka dhënë edhe prokuroria, e cila i ka pohuar gjykatës dakordësinë pas akteve të ekspertimeve të mjekëve.

Balili ka mundur të kaloj në një burg të sigurisë së zakonshme për shkak të përkeqësimit të shëndetit, pasi burgu i Peqinit nuk i krijonte kontakt të zakonshëm me mjekët dhe familjarët. Kërkesa për të ndërruar vendin e vuajtjes së dënimit nga Klemend Balili është bërë një vit më parë në Gjykatën e Elbasanit, konkretisht në korrik të vitit 2020. Gjykata ka pranuar kërkesën e tij vetëm një vit më vonë, pasi janë zhvilluar disa seanca. Klemend Balili është dënuar me dhjetë vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli më 17 tetor të 2019-ës. Ai u dënua për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.

Në 2016-ën, Klemend Balili, organizoi transportin nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë, të një sasie kanabisi prej 678 kg, në marrëveshje të plotë me katër persona të tjetër, dy shtetas grekë dhe dy korrierë shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të cilët ndodheshin në det, por që sipas akuzës koordinoheshin nga toka nga Balili që qëndronte në Sarandë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë