Këngëtarja e njohur, Linda Halimi e cila tashmë është pjesë e Big Brother Vip Kosova është shprehur se po mendon gjithmonë e më shumë për vajzën e saj që e ka në SHBA. Ajo tha se ka menduar ta lërë në mes garën në Big Brother VIP Kosova pikërisht për këtë arsye.
Këngëtarja u shpreh se nuk është mësuar t’i lërë gjërat në mes por shtoi se malli për vajzën mund ta tundojë të bëjë këtë zgjedhje.
“Kam menduar ta lë këtë lojë. Nuk kam vendosur ende asgjë, por nuk dua ta lë, sepse i bie që po dorëzohem me veten, me sfidat. Unë nuk jam dorëzuar përpara asnjë sfide dhe nuk dua t’ia lejoj vetes këtë mendim, sepse është shumë mendim negativ, por duke e pasur parasysh se vërtet jam duke e pasur të vështirë.
Më ka mbetur peng që i kam thënë vajzës “kthehem për pak” dhe nuk jam kthyer. Ajo është gënjeshtra më e madhe që kam thënë ndonjëherë. Nuk është bebe. 4 vjeç e gjysmë, kupton. Garant 100 herë i ka thënë babit të vet ‘ku është mami’. Sepse, zakonisht, kur i them “do kthehem menjëherë”, kthehem. Këtë herë nuk u ktheva. Për të mbrojtur veten, e gënjeva atë, dhe kjo po më mundon shumë. E kam parë dhe në ëndërr dhe s’e di. Akoma s’e kam vendosur, sepse nuk dua të marr vendime të nxituara. Por në të njëjtën kohë nuk jam person që dorëzohem”,- tha Linda.