/ATSH/.- Sot në Diën Ndërkombëtare të Tokës në Kosovë u organizuan një sërë aktivitetesh, ndër të cilat edhe promovimi i një mekanizmi për trajtimin e mbeturinave.
Organizta Joqeveritare "Green Art Center" (GAC), me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, aktivitetet e saj rreth informimit të popullatës për rëndësinë e pastrimit të vendit dhe ndarjen e mbeturinave nëpër sektorë, i zhvilluan në sheshin "Zahir Pajaziti" të kryeqytetit.
Në kuadër të këtij aktiviteti u bë edhe lançimi i mekanizmit "Ecofriend", i cili ka për synim ndarjen e mbeturinave dhe rigjenerimin e tyre.
Themeluesi i "Green Art Center", Lorik Muçaj, tha se përmes këtij mekanizmi kanë për qëllim financimin e klubeve të gjelbra, klube këto të cilat bashkohen për implementimin e aktiviteteve të ndryshme për mjedisin.
"Ky mekanizëm ka për qëllim financimin e klubeve të gjelbra në shkolla fillore të Kosovës. Pra, të gjitha shkollat fillore në Kosovë, janë në proces të themelimit të klubeve të gjelbërta. Klubet e gjelbërta janë klube nxënësish në shkollat publike të Kosovës, të cilat bashkohen me qëllim që të implementojnë aktivitete të ndryshme për mjedisin, duke filluar prej pastrimit të ambienteve të shkollës, aktiviteteve artistike, pjesëmarrjen në aktivitete të tillla. Mekanizmi Ecofriend synon që përmes mbeturinave që ndahen në mbeturina të riciklueshme , të gjenerojë para për edukimin mjedisor të klubeve të gjelbërta", tha Muçaj.
Sipas tij, të rinjtë janë shumë aktivë çdo javë në mjedis, por atyre u mungon përkrahja institucionale , sepse për një mjedis më të pastër duhet që edhe institucionet të respektojnë legjislacionin dhe që ndotësit të gjobiten.
Në këto aktivitete të ndërmarra nga GAC pati vullnetarë të shumtë, ndër të cilët edhe studentët e Akademisë "Evolucion".
Anjesa Gavazi nga kjo Akademi tha se përmes këtij mini-projekti, ata kanë dashur që të nxisin njerëzit, sidomos vajzat e reja, që rrobat e vjetra të mos i hedhin, por t'i ridizajnojnë.
Organizatorët e këtij projekti po ashtu paralajmëruan se sot në Prishtinë do të prezantohet pilot-projekti për rirregullimin e parkut të qytetit. Po ashtu, pasdite do të bëhet një takim sesi të trajtohen hapësirat e gjelbra.
OJQ "Green Art Center" është duke vepruar edhe në Gjilan dhe në disa komuna të tjera, ndërsa nga sot do të fillojë edhe bashkëpunimi i kësaj organizate me organizatën tjetër "Let's do it Kosova"./KosovaPress/
/Shqiptarja.com