/ATSH/. - Tashmë ditët e nxehta të pranverës po ndihen në gjithë vendin dhe deri diku po përpiqemi t'i shmangim ato, por ka një zonë në vendin tonë ku vazhdon ende dimri. Në fshatrat Styllas-Panarit në komunën Vithkuq të Korçës, rruga është ende e bllokuar nga debora dhe banorët janë të detyruar që të qarkullojnë në këmbe ose me kafshë në këtë aks të thellë malor.
Rruga është e bllokuar që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.
Në fshatin Panarit jetojnë rreth 70 familje, te cilat kryesisht merren me blegtori dhe jetojnë nga përfitimet prej shitjes së produkteve bujqësore e blegtorale.
Banorët thonë se nuk kalohet dot prej dëborës në dimër dhe përdorin kafshët për të kaluar, pasi me makina nuk qarkullohet. Ka qënë dimër I ashpër dhe ka mbetur deborë ende, qe shkrin në fund të majit, sipas banorëve të zonës.
Gjate kësaj periudhe banorët e Panaritit qarkullojnë ose në kembë mes malesh për në Korçë, ose udhëtojnë nga Erseka ose Skrapari për në qendrat e qyteteve.