Në fshehtësi të plotë/ Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes, mos nxirrni sekretin

Në fshehtësi të plotë/ Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes, mos nxirrni sekretin

Kuvendi i Shqipërisë dhe porosia e Gramoz Ruçit për deputetët

TIRANË- Qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19. Me kërkesë të kompanisë, marrëveshja do të mbahet e fshehtë, duke përfshirë të gjitha elementet si çmimi, sasia, afatet e dorëzimit, transporti, hyrja në Shqipëri, administrimi etj. Gjithashtu, të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur aktit normativ.

Për rrjedhojë, marrëveshja nuk është publikuar në faqen Kuvendit siç ndodh me marrëveshjet e zakonshme. Po si do të miratohet marrëveshja në Kuvend?! Marrëveshja do shqyrtohet fillimisht nga komisionet parlamentare përkatëse, përfshirë edhe Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Mbledhjet e komisioneve do të zhvillohen online, por nuk do të bëhet publike. Gjithashtu, nuk do të botohen as procesverbalet e diskutimeve. Deputetët do të njihen me përmbajtjen e marrëveshjes, po nuk do të kenë të kopje të saj dhe as mundësi për ta fotografuar.

Shërbimet e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve përgjegjëse do të përcaktojnë më në detaje rregullat e njohjes së deputetëve me përmbajtjen e marrëveshjes, për të ruajtur sekretin tregtar. Më pas, marrëveshja do të miratohet në Parlament, gjithnjë duke ruajtur konfindecialitetin. Marrëveshja do të shkojë për konfirmim në Presidencë, e cila ka detyrimin gjithashtu të mos ta publikojë në asnjë rrethana. Marrëveshja nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar deputetëve të ruajnë fshehtësinë e marrëveshjes.

 “Sigurisht, deputetët nuk do të votojnë qorrazi. Do të njihen me aktin normativ, do të njihen me relacionin, do të njihen edhe me marrëveshjen. Çështja është që marrëveshja nuk do të botohet në faqen zyrtare. Marrëveshja do të jetë e depozituar si marrëveshje sekret, brenda të gjitha rregullave që përbën sekreti dhe konfidencialiteti i gjërave. Deputetët do të vinë, kush është i interesuar, të njihet me marrëveshjen në komisionin përkatës, duke pasur një kopje atje, do të bëjnë diskutimin përkatës online, pasi ta njohin marrëveshjen dhe, sigurisht, në seancë plenare do të japin edhe mendimin e tyre, edhe votën e tyre”, ka pohuar Ruçi.

Akti normativ per vaksinat

Porositë e Gramoz Ruçit për mënyrën se si duhet të miratohet marrëveshja 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 17/01/2021 09:09

    Miratimi nga kuvendi ka vetem tendesi formale. Te legjitimoje abuzimin e teperuar te qeverise. Kaq. Por.ne thelb nuk ka rendesi sa kohe qe kreu i partise maxhoritare eshte kryeminister, dhe cdo gje tjeter si qeveria apo kuvendi jane vasale te tij.

    Përgjigju
  • andi: 17/01/2021 09:04

    kuvendi i republikes eshte i detyruar te jete transparent me ata qe i kane votuar. per sa kohe keta jane perfaqsuesit tane, te votuar nga ne duhet te flasin, kur te behen perfaqesues te pfizer atehere jne te lire te mos japin llogari tek kompania.

    Përgjigju
  • Iris: 17/01/2021 01:17

    Nje sekret nuk eshte me sekret, kur e merr vesh nje i dyte.Kur dicka kerkohet te mbahet sekret ngre me shume pikepyetje- ,/pse/ dhe behet me terheqese per t'u zbardhur.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 16/01/2021 23:04

    Sapo ta shohin opozitarët do nxitojnë kush t'ia shesë i pari medias. Blerësi i medias, po, do ta mbajë sekret burimin, tek ai kemi besim.

    Përgjigju
  • ! Lelua: 16/01/2021 21:28

    Cfar mbahet sekret?

    Përgjigju
  • Scutari: 16/01/2021 18:20

    Po pse beni skup bre?!! A do te botohet ky akt ne fletore zyrtare dhe te gjithe do ta shohin ne internet??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet