Është prezantuar kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita Gabriel Guma për Bashkinë e Tepelenës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Guma do të përballet me socialistin Gramoz Sako, ish-komandant i Gardës për 11 vjet. Në takim morën pjesë deputeti i qarkut Gjirokastër Tritan Shehu, drejtues vendorë të opozitës e simpatizantë të cilët shprehën vlerësimin dhe mbështetjen  për kandidaturën e tij.

Gjatë fjalës prezantuese, Guma tha se do të punojë me vizion e përkushtim për drejtimin dhe ndryshimin e Tepelenës ndërsa theksoi se do të punojë me këmbëngulje për uljen e barrës së varfërisë së këtij qyteti.

“Ne jemi të rinj dhe të vish e të kandidosh për një bashki nuk është e lehtë. Kalon shumë filtra që shumë nuk i kuptojmë. Ishin filtra të vështira, ku unë duhet të jepja besim jo vetëm te njerëzit por gjithë qyteti që duhet të më dëgjojë. Mbështetja duhet të nisë nga portat dhe të vijmë së bashku në këtë qytet. Jam i emocionuar. Tepelena ka nevojë për entuziazëm, për frymë të re dhe prandaj e mora këtë iniciativë që t’i kthej Tepelenës një fytyrë të lumtur. Nuk jam këtu ai kryetari i ardhshhëm që besimi te vetja e ka në maksimum se do ia dal. Nuk do to të vazhdoj të flas për gjërat jetike, rrugët, energjia, uji sepse nevojat ngelet nevoja dhe janë detyrime jo vetëm për mua në këtë rrugëtim. Unë e kam gjenezën time që në një moshë të vogël jam rritur me frymën e fortë për këtë qytet, vend dhe djep kulture dhe tradita. Tepelena është një udhëkryq ku kryqëzojnë të gjitha rrugët e vendeve më të bukura. Ne jemi në mes dhe siç e shikojmë dhe ndjejmë për ditë, të harruar. Për mua fshatrat nuk do të konsiderohen si ca të nënës dhe ca të babës”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti demokrat Tritan Shehu shprehu bindjen se në krye të Bashkisë, Guma do të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake. Shehu ndau vlerësimet për kandidaturën e Gumës dhe mbështetjen e pakursyer të PD, ndërsa tha se në krye të bashkisë, Guma do të jetë dinjitoz.

“Dua ta falenderoj Gabrielin për iniciativën që ka marrë, për guximin që tregon, vendosshmërinë, vendimin e tij për të vazhduar së jetuari dhe punuari në Tepelenë, për të mos u larguar prej këtej, kur i ka të gjitha mundësitë e arsimimit për të qëndruar këtu. Për te qëndruar me banorët e Tepelenës për t’i dhënq qytetit fytyrë të re dhe të ditur që ai ka dhe për të ndryshuar këtë vend. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm për Tepelenën. Tepelena ka shansin të japë mesazhin për të gjithë Shqipërinë. Prandaj këtu janë mbledhur të gjithë ata që drejtojnë strukturat, forcën dhe opozitën shqiptare në qarkun e Gjirokastrës. Kam besimin e madh se s'do fitoj unë, por ju. E kam ideal Tepelenën", tha Tritan Shehu.

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në Bashkinë e Tepelenës opozita do të garojë me kandidatin e pavarur Gabriel Guma me profesion arkitekt i cili ka mbështetjen e forcave të opozitës dhe Qarkut të Gjirokastrës. Në prezantimin e tij si kandidat morën pjesë dhe kreu i degës së PD Tepelenë Malo Sadikaj dhe përfaqësues të opozitës.