U mbyll këtë fundjavë në ArTurbina konkursi mbarëkombëtar i krijimtarisë muzikore për vitin 2018. Në zhanrin e muzikës skenike opera mori pjesë në konkurs kompozitori Vasil Tole me – Opera Solemne – Skënderbeu Kryezoti i Arbërit me libret të Theofan Stilian Nolit dhe Vasil S. Tole.
Në zhanrin e muzikës skenike balet mori pjesë në konkurs Fatos Qerimaj, balet me “Eho Skënderbejane”, me libret të Petrit Rukës, ndërsa në zhanrin e muzikës skenike balet mori pjesë në konkurs Jetmir Zanganjori– Balet Ballkan Exspres – me libret të Stefan Çapalikut.
Ndërsa, juria që përzgjodhi fituesit përbëhej nga Thomas Simaku, Nicole LeFanu dhe Pedro Amaral vendosën që të shpallin fitues në balet kompozitorët Fatos Qerimaj dhe opera Vasil Tole, me motivacionin se tashmë në repertorin e muzikës shqiptare bashkëkohore do të shtohet një balet edhe një opera. Ndërsa, kompozitori i ri Jetmir Zaganjori, u vlerësua me çmim inkurajues.
Edhe përse afati i përfundimit të konkursit, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar në fillim, u shty nga Ministria e Kulturës, në mënyrë që pjesëmarrja e artistëve në garë të ishte më e madhe.
Sërisht në konkurs morën pjesë vetëm tre artistë. Kjo gjë, jo vetëm tregon situatën ku gjendet krijimtaria jonë muzikore, por edhe se krijimi i një vepre muzikore të mirëfilltë nuk kërkon vetëm një konkurs, por edhe inkurajim dhe mbështetje konkrete.
Me këtë nënkuptojmë praktikat ndërkombëtare, ku për një temë të caktuar artistë të mirëfilltë mbështeten financiarisht për ta realizuar një vepër.
Veprat fituese të “Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore” në gjinitë e mëdha të muzikës skenike opera dhe balet dhe muzikal, (ku në këtë të fundit nuk u prezantua asnjë vepër në garë), u prezantuan pjesërisht para jurisë dhe artistëve të pranishëm, ndërsa do vihen në skenë të plota në vazhdim.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Estro Italiano’ në TKOB/ Premierë absolute ‘Metamorfoza’ e kompozitorit Vasil Tole
19 Tetor, 15:57
-
'Paranoja' e deputetes së parë qipriote, e shkroi para vdekjes! Lidhja me 'Këngë moj', 'Kompozitori slloven Adamiç në Shqipëri'! Aventurat e 'Djalit më fatlum në botë'!
3 Mars, 08:14
-
Tre kompozitorë të rinj fitues të konkursit ‘Çesk Zadeja’! Voshtina: Synojmë të mbështesim brezin e ri
7 Dhjetor 2023, 14:08
-
Vasil Tole, një tjetër vepër shqiptare për muzikën! Laura Llozi dhe Orkestra përçojnë raportin e individit me shoqërinë
30 Tetor 2023, 15:10
-
I vetëm në garë, Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave me 51 vota pro e 2 kundër! Nuk ndryshon as zv/kryetari
20 Tetor 2023, 12:14
-
Profil/ Jetmir Zaganjori, kompozitori 30-vjeçar që krijon me folklorin! Dhjetëra çmime e më shumë vepra se sa vjet jetë: Asnjë dritë jeshile për punë
14 Gusht 2023, 16:26
-
Me Vasil Tolen, rilindja e Gjergj Kastriotit në imazhin muzikor
28 Maj 2023, 21:51
-
Me premierën 'Skënderbeu kryezot i Arbrit', kompozitori Vasil Tole mes sprovës së mitit
16 Maj 2023, 21:39
-
Një tenor dhe një bariton për ‘Gjergj Kastriotin’, bashkë Shqipëria e Kosova! Opera flet shqip me premierën e Toles, ovacione në sallë: Skënderbeu i fiton të gjitha betejat
10 Maj 2023, 16:55
-
Vasil Tole rikthen traditën e operës shqiptare, ngjit në TKOB 'Skënderbeu KRYEZOT I ARBËRIT'
6 Maj 2023, 21:27
-
Të bësh muzikë në Shqipëri, mes ëndrrave e sfidave! Serxhio Beqo, kompozitori që fitoi konkursin ‘Çesk Zadeja’: U frymëzova nga polifonia
9 Janar 2023, 14:59
-
Beqo, Sopiqoti dhe Zaganjori, shpallen tre fituesit e Konkursit 'Çesk Zadeja', vlerësohen dhe 5 kompozitorë të karrierës
23 Dhjetor 2022, 19:56