Në ceremoni merte pjesë dhe Zv.Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit Alfred Dalipi, i cili midis të pranishmëve të shumtë, theksoi se kjo ditë fokusohet në aftësinë e turizmit për të fuqizuar njerëzit dhe për t'i ndihmuar ata të arrijnë ndryshime në komunitet.
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit zgjodhën ta festojnë këtë ditë me një aktivitet në Gjinar, fshatin e vogël malor, i cilësuar si një nga zonat turistike më të bukura të Elbasanit,pikërisht për të mos lënë jashtë vëmëndjes së vizitorëve natyrën e bukur dhe vendet piktoreske të relievit tonë.
Ceremonia u organizua në vendin e quajtur " TRE BUJTINAT", shëmbulli perfekt i potencialeve që ofron vendi ynë drejt këtij lloj turizmi.
